Zvicra me epërsi të dyfishtë ndaj Kosovës

Kombëtarja e Zvicrës po avancon me rezultat 2-0 në duelin ndaj Kosovës që po zhvillohet në qytetin e Bazelit.
Ndeshja nisi me një dominim të lehtë të zviceranëve dhe pas disa tentimeve për të gjetur golin, ‘Helvetikët’ ia dolën të realizojnë.
Po zhvillohej minuta e 22-të e takimit kur pas një rivënie këndore Manuel Akanji ia doli të shënojë me kokë për rezultatin 1-0.
Vetëm disa minuta më vonë 'Helvetikët' ia dolën të shënojnë edhe golin e dytë përmes Breel Embolos për 2-0, pas një reagimi të dobët të mbrojtjes së Kosovës.
Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Kosovës, të cilët deri më tani nuk kanë arritur të rrezikojnë në asnjë rast portën e Gregor Kobel./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































