Zv. ministri Nuhiu: Nuk ka prova për keqtrajtimin e grupit të Kumanovës (Video)
![Zv. ministri Nuhiu: Nuk ka prova për keqtrajtimin e grupit të Kumanovës (Video)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/06/Agim-Nuhiu-780x439.jpg)
Zëvendësministri i brendshëm, Agim Nuhiu, nuk përjashton mundësinë që njësitet speciale të policisë të kenë keqtrajtuar grupin e Kumanovës, por thotë se nuk po arrin të gjejë prova konkrete me të cilat do të gjendej fajtori. E pyetëm Nuhiun nëse i ka parë incizimet e kamerave të sigurisë që u vendosën kohë më parë në makinat transportuese të policisë, por nuk na dha përgjigje konkrete. Vetëm se hetimet po vazhdojnë me iniciativën e tij, dhe se faji duhet kërkuar edhe tek gardianët e burgut që obligohen me ligj që të shoqërojnë vazhdimisht të akuzuarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk e mohoj faktin se pjesëtarët e policisë kanë mundur t’i malltretojnë pjesëtarët e grupit të Kumanovës përderisa ka ankesa nga avokatët dhe vetë të akuzuarit. Në mungesë të provave direkte që nuk po arrijmë ti sigurojmë edhe ne si ministri që jemi palë e akuzuar por edhe avokatët të cilët duhet ti mbrojnë klientët e tyre, as ata nuk sigurojnë prova direkte. Në këtë situatë unë vlerësoj se vetëm gjykata ka kapacitetin profesional që ti trajtojë çështjet e vërtetësisë”, tha për Tv Shenja, zëvendësministri i brendshëm, Agim Nuhiu.
Kontaktuam edhe ministrin e drejtësisë, Valdet Xhaferi, të cilin e apostrofoi bashkëpartiaku i tij Nuhiu si një prej personave përgjegjës për transportimin e sigurtë të grupit. Por, ai tha se qëndron në deklaratën e tij të fundit publike ku vetëm kishte thënë se gjithkush që ka tejkaluar kompetencat do të japë llogari.
“Ankesat më të mëdha vijnë nga bartja e të paraburgosurve nga paraburgimi në gjykatë, pra në transport, dhe për transportin përgjegjëse është Ministria e Punëve të Brendshme, në rast se ndonjë nga pjestarët e policisë, ose pjesëtarë i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka tejkaluar kompetencat, ai duhet të japë përgjegjësi dhe llogari”, tha ministri i drejtësisë, Valdet Xhaferi.
Në gjykimin e djeshëm, 15 të akuzuar për luftimet në Lagjen e Trimave kanë kërkuar asistencë mjekësore si pasojë e keqtrajtimit nga policia. Avokatët thanë se tashmë një periudhë të gjatë presin epilog nga kontrolli i brendshëm në MPB dhe nga prokuroria për torturat e fundit, ndërsa tani ende pa u zbardhur rastet paraprake po ndodhin raste të reja të torturës. Gjatë periudhës së ardhshme pritet të ketë edhe shumë seanca të njëpasnjëshme, dhe teksa ministri dhe zëvendës ministri merren vesh se kush është përgjegjës për sigurinë e grupit, familjarët druajnë se mund të ndodhin edhe shumë raste tjera të torturës./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vlora-Citaku-780x439.jpg)
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare
![Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/CenterSkenderaj-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati
Rashiq: Gjysmën e votave Lista Serbe i ka të importuara nga Serbia
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![KQZ njofton nisjen e numërimit të votave për kandidatë edhe në 14 komuna, siguron se rezultatet do të jenë të sakta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476482524_1175689004269712_4371215942742684857_n-780x439.jpg)
KQZ njofton nisjen e numërimit të votave për kandidatë edhe në 14 komuna, siguron se rezultatet do të jenë të sakta
![Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476574594_1561487547885556_5212557754635621211_n-780x439.jpg)
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re