LAJMI I FUNDIT:

Zv.ministri i Mbrojtjes, Syla: Do të përpiqemi që ta shfuqizojmë marrëveshjen Thaçi – NATO

Zv.ministri i Mbrojtjes, Syla: Do të përpiqemi që ta shfuqizojmë marrëveshjen Thaçi – NATO

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka thënë se një prej synimeve të kësaj ministrie është që Forcën e Sigurisë së Kosovës ta bëjnë forcë operacionale që ta mbrojnë integritetin territorial të Kosovës.

Syla ka përmendur edhe marrëveshjen e vitit 2013 në mes të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe KFOR-it që FSK-ja të mos jetë e pranishme në Veriun e Kosovës për një kohë duke thënë se për sa kohë të jetë valide kjo marrëveshje Qeveria Kurti do ta respektojë dhe do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in.

“Është një marrëveshje në mes të KFOR-it dhe ish presidentit Thaçi ku shkruhet se për një kohë ndalohet që FSK-ja të jetë në veri të vendit. Por, ne jemi në bisedime ku kryeministri Kurti pati një bisedë me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg dhe për sa kohë të jetë në fuqi ajo marrëveshje, ne do të jemi në kontakt me NATO-n që FSK-ja të jetë në atë pjesë”, është shprehur Syla për Klan Kosova.


Tutje, Syla thotë se Qeveria e Kosovës do të jetë në vazhdimësi në shqyrtim të këtij vendimi që një ditë ajo të shfuqizohet dhe të ketë mundësi që FSK-ja të jetë në tërë territorin e vendit dhe se do t’i bëjnë të gjitha përpjekjet që ajo marrëveshje të mos jetë në fuqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori