Zëvendëskryeministri serb dhe lideri i PSDS , Rasim Lajiq i ka bërë të ditura propozimet e para konkrete në lidhje me dialogun për çështjen e Kosovës. Ai ka thënë se fundi i dialogut nuk do të rezultojë me njohje, por Kosova do të pranohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përjashto OKB-në.
Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën, sipas tij, do të jetë në tri faza, nëpërmjet pranimit të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, me përjashtim të OKB- së pa njohjen e saj nga ana e Serbisë. Ndërsa kjo e fundit, sipas tij, do të ketë përfitime financiare.
Kjo është platforma më e shkurtë për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, të cilën zëvendëskryemistri dhe lideri PSDS Rasim Lajiq, ka thënë se do ta paraqes presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Ky është shembulli i parë konkret i partive, pasi që Vuçiqi e ka shpallur hapjen e dialogut të brendshëm.
Lajiq mendon se “konflikti i ngrirë” nuk i konvenon Serbisë, dhe sipas tij, Serbia do të përfitojë nga kjo, në të kundërtën vetëm do të humb, transmeton gazetametro.net.
“Qëllim duhet të jetë normalizimi, pa njohjen, edhe atë në disa faza. Faza e para e bisedimeve do të mundësojë bashkëpunim të plotë ekonomik me Kosovën. Në këtë gjendje nga administrata thuhet se është eksportuar më shumë se 400 milionë euro në vit, por ajo mund të dyfishohet në rast që nuk ka pengesa politike dhe ligjore. Serbia më nuk mund të ketë ndikim politik në Prishtinë, por mund të ketë ndikim ekonomik”.
Faza e dytë, sipas Lajiqit, është hapja e çështjes së statusit të serbeve në Kosovë. Përveç kësaj duhet të negociohet edhe për çështjen e pronës dhe trashëgimisë kulturore të serbeve në Kosovë.
“Faza e tretë do të duhet të ishin negociatat për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, me përjashtim të OKB- së, dhe sigurisht me përfitime për Serbinë”, ka theksuar Lajiq.
Nga ana tjetër, sipas Lajiqit Serbia mund të kërkojë një shumëllojshmëri gjërash, duke filluar nga mbështetjet financiare për zhvillimin e infrastrukturës e deri te përshpejtimi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa në fazën përfundimtare duhet të hapen negociata për statusin përfundimtar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze