Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, bëri thirrje për rregulla gjithëpërfshirëse mbi përmbajtjen e dhunshme, integritetin e zgjedhjeve, privatësinë dhe bartjen e të dhënave.
Zuckerberg në një opinion për Washington Post, tha se kompania po kërkon rregullore që do të vendosnin bazat e përmbajtjes së ndaluar dhe që kërkohet nga kompanitë të ndërtojnë sisteme mbi përmbajtjen.
“Ne kemi përgjegjësi që t’i mbajmë njerëzit të sigurt me shërbimet tona. Kjo do të thotë të vendoset se çfarë llogaritet propagandë terroriste apo të tjera. Ne vazhdimisht shqyrtojmë politikat tona, por ne gjithmonë do të marrim vendime që njerëzit nuk do të pajtohen”, shkruan Zuckerberg, përcjell Telegrafi.
Komentet e tij shënojnë përpjekjen për të formuar diskursin rreth mënyrës se si Facebook mbledh informacionin, e përdor dhe shpërndan atë.
Facebook ka qenë objekt i hetimeve nga qeveritë e ndryshme pas skandalit të Cambridge Analytica. Gjithashtu, në mes të muajit mars, kompania ishte nën kritika se si kishte lejuar të qarkullonte transmetimi i drejtpërdrejt i sulmit në Zelandë të Re.
Gjatë vitit të kaluar, ligjvënësit amerikan kanë përqendruar më shumë vëmendjen mbi kompaninë dhe ndikimin e madh të saj, duke kërkuar nga drejtuesit – duke përfshirë Zuckerberg – të dëshmojnë përpara Kongresit për të shpjeguar përhapjen e keqinformimit, gjuhën e urrejtjes dhe manipulimin e zgjedhjeve në platformë.
Në shkrimin e tij, Zuckerberg propozon që “rregulloret mund të përcaktojnë bazat për atë që është e ndaluar dhe kërkojnë nga kompanitë të ndërtojnë sisteme të përmbajtjes së dëmshme”.
Facebook krijoi një sistem të skanimit të përmbajtjes që gjatë viteve ka shtuar rregulla të bazuara në reagimet ndaj ndryshimeve në sjelljen e përdoruesve, siç ishte rasti i sulmit terrorist në Zelandë të Re.
Kur përdoruesit ose sistemet kompjuterike raportojnë postimet si problematike, ato dërgohen te një nga 15 mijë moderatorët e kompanisë në mbarë botën. Por, siç duket ky proces nuk është gjithmonë i saktë.
“Ligjvënësit shpesh më thonë se kemi shumë pushtet mbi fjalën dhe sinqerisht pajtohem. Unë kam ardhur për të besuar se ne nuk duhet të marrim shumë vendime të rëndësishme në lidhje me fjalën tonë”, shkroi Zuckerberg, përcjell Telegrafi.
Miliarderi tha se Facebook do të mirëpriste standardet e përbashkëta për verifikimin e akterëve politikë, duke përmendur praktikat e vendosura nga reklamuesit në shumë vende për verifikimin e identiteteve para se të blinin reklama politike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut
Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles
"Ne nuk duam të jemi amerikanë", kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles