Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) konstaton se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka blerë energji elektrike nga kompania sllovene “Holding Slovenske Elektrarne” e cila nuk ka licencë të lëshuar nga autoritetet kosovare.
ZRRE-ja bën të ditur se në përputhje me të gjeturat në raportet e Monitorimit, ka shqiptuar gjoba për KEK-un me 3.2 milionë euro dhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT) me 439 mijë euro.
Përveç tregtimit të energjisë me kompani të palicencuara, KEK ka kërkuar energji elektrike nga Shqipëria edhe kur nuk ka pasur nevojë, si dhe ka bërë shitje të energjisë elektrike në kundërshtim me ligjin te KOSTT pёr mbulimin e humbjeve nё katër komunat veriore.
Megjithatë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë të thënë se ende nuk kanë informata zyrtare për ndëshkimin e dy kompanive publike, të cilat monitorohen nga dikasteri që e udhëheq ajo.
Nëpërmjet këtij raporti, ZRRE-ja ka konstatuar se përkundër vërejtjeve të dhëna nga rregullatori, KEK ka vazhduar të blejë energji elektrike nga kompania sllovene “Holding Slovenske Elektrarne”, e cila nuk kishte licencë të lëshuar nga autoritetet e kosovare.
Ky tregtim konsiderohet se është njëra ndër arsyet pse ZRRE-ja ka gjobitur KEK-un me 3.2 milionë euro.
“Në përputhje me të gjeturat në raportet e Monitorimit, Bordi i ZRRE-së ka shqiptuar gjoba për ndërmarrjet”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga ZRRE, duke shtuar se në bazë të Raporteve të Monitorimit kanë gjobitur edhe ndërmarrje tjera publike për KOSTT-in, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) dhe Hidrocentralin e Ujmanit.
Sipas Raportit të Monitorimit të ZRRE ndaj KEK-ut për vitin 2022, në dhjetor të vitit 2018 KEK-u kishte hapur tender për “parakualifikim për aktivitetin e prokurimit – shitjes së energjisë elektrike” me ç’rast kishte nënshkruar kontrata kornizë me disa kompani ndërkombëtare.
KEK-u me tetë kompanitë që kishte nënshkruar kontrata, njëra prej tyre nuk kishte licencë, kompania “Holding Slovenske Elektrarne” nga Sllovenia.
Lidhur me kёtё, ZRRE thekson në raport se ka reaguar disa herё përmes e-mailit zyrtar si dhe me shkresё zyrtare, ku ka kërkuar nga KEK-u qё tё veprojë nё pajtim me obligimet ligjore, dhe tё ndaloj aktivitetin e tregtimit tё energjisё elektrike me ndёrrmarje tё pa licencuara.
“Pёr mё tepёr, ZRRE më datё 19.08.2022, ka monitoruar procesin e tregtimit tё energjisё elektrike nё kohё reale, dhe ka vërejtur se pavarësisht vërejtjeve dhe kërkesave tё ZRRE pёr ndalimin e tregtimit tё energjisё elektrike me ndёrrmarje tё palicencuara, KEK ende kryen aktivitetin e tregtimit tё energjisё elektrike nё mos pajtueshmёri me obligimet ligjore”, thuhet në rarport.
Po ashtu, ZRRE-ja ka konstatuar se tregtimi i energjisë elektrike me kompani të palicencuara bie në kundërshtim me Ligjin për Energji elektrike si dhe Ligjin për Rregullatorin e Energjisë.
KEK-u ka kërkuar energji nga Shqipëria edhe kur nuk ka pasur nevojë
Në Raportin e Monitorimit për KEK-un, thuhet se kjo kompani ka kërkuar energji elektrike nga Korporate Energjetike e Shqipërisë (KESH), edhe atëherë kur nuk pasur nevojë.
“KEK ka kёrkuar energji nga KESH edhe atёherё kur nuk ka pasur nevojё pёr FSHU dhe energjinё e pranuar nga KESH e ka ofruar nё treg tё lirё. Njё veprim i tillё bie nё kundёrshtim me Nenin 1 tё Marrёveshjes pёr shkёmbim/depozitim tё energjisё elektrike nё mes Korporatёs Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Korporatёs Energjetike tё Kosovёs (KEK)”, thekson ZRRE-ja.
Shitja e energjisë elektrike pёr mbulimin e humbjeve tё veriut
Në bazë të këtij raporti, shkelje tjetër po konsiderohet edhe shitja e energjisё elektrike pёr mbulimin e humbjeve në katër komunat veriore.
“KEK i shet energji elektrike KOSTT për mbulimin e humbjeve në Veri të vendit, nёn kushtet e marrёveshjes pёr mbulimin e humbjeve tё sistemit. Shitja e energjisё elektrike tek KOSTT për mbulimin e humbjeve nё Veri bie nё kundërshtim me procedurën e tregtimit të energjisё elektrike, pasi që nё procedurё pёrcaktohet që tregtimi i energjisё elektrike duhet tё i nënshtrohet tregut të lire dhe konkurrues”, vazhdon raporti.
Ndërkohë, Bordi i ZRRE-së në seancën e së premtes pas shqyrtimit përfundimtar të raporteve të monitorimit, ka vendosur gjobë ne vlerën prej 3.2 milionë euro për KEK-un dhe 439 mijë euro për KOSTT-in. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova