LAJMI I FUNDIT:

Zonja e madhe gati për finalen e Cardiffit (Video)

Zonja e madhe gati për finalen e Cardiffit (Video)

Juventusi ka arritur që të reailzojë fitore shumë të rëndësishme në gjysmëfinalen kthyese ndaj Monacos me rezultat 2-1, duke arritur që të sigurojë finalen me rezultat të përgjithshëm 4-1 pas dy ndeshjeve.

Në një atmosferë impozante në Torino, rreth 40 mijë tifozë të Juventusit përkrahën ekipin e tyre drejt një tjetër fitore spektakolare.

Trajnerët vendosën për formacionet më ofensive, kurse Allegri ktheu startuesit që pushoi ndaj Torinos.


Koreografia e Bianconerëve: Koha për Cardiff

Tendenca e Monacos për të sulmuar u dënua pas 33 minutash lojë kur Mario Mandzukic shënoi nga afërsia për 1-0.

Në fund të pjesës së parë ishte Dani Alves ai që realizio një supergol me një bombë pas një topi të kthyer (44’).

Në pjesën e dytë Monaco u përpoq dhe arriti që të shënonte në minutën e 69-të me anë të Mbappes, por ky gol ishte vetëm sa për statistika.

Juventusi me këtë fitore me rezultat të përgjithshëm prej 4-1 pas dy ndeshjeve me sukses arrin të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë brenda tri vitesh.

Në finale, Zonja e Vjetër e pret fituesin e takimit Atletico Madrid – Real Madrid që zhvillohet të mërkurën mbrëma e ku Reali ka avantazh prej 3-0 nga ndeshja e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori