LAJMI I FUNDIT:

Zjarri përfshinë një perimetër prej afro 60 kilometra në Australi, banorëve iu kërkohet të largohen sepse nuk mund të bëhet asgjë për ta shuar

Zjarri përfshinë një perimetër prej afro 60 kilometra në Australi, banorëve iu kërkohet të largohen sepse nuk mund të bëhet asgjë për ta shuar

Një perimetër prej afro 60 kilometrash është përfshirë nga zjarri në Australi, që po përhapet me shpejtësi të madhe, nga moti i nxehtë dhe era që po frynë.

Pamjet që janë marrë me dron mbi Queesnland, shfaqin atë që duket sikur një tornado e zjarrtë, që zgjerohet me shpejtësi nëpër tokën e thatë, transmeton Telegrafi.

Autoritetet e sigurisë iu kanë kërkuar banorëve të largohen, sepse nuk mund të bëhet asgjë për të shuar flakët, që janë të mëdha dhe të përhapura kudo.


Më se 3,000 zjarrfikës, të ndihmuar edhe nga njësitet zjarrfikëse nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, janë duke u përpjekur të shuajnë, rreth 100 vatra zjarri në zona të ndryshme.

“Gjendja e emergjencës ishte në rrezikun më të lartë, derisa tani është në shkallën që duket të shikojmë dhe të kujdesemi që të mos zgjerohet. Derisa nuk po mund të shuajmë flakët gjigante”, thuhet në raportin e zjarrfikësve.

Që nga shtatori, kur filloi përhapja e zjarrit, janë djegur rreth 200 mijë hektarë dhe u shkatërruan 50 shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Azia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori