Disa vatra në Shqipëri janë përfshirë nga zjarri ditëve të fundit në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama, ka falëndëruar shefin e policsë së Delvinës, Agim Tocin, që ka shpëtuar jetë duke rrezikuar jetë e tij.


"Mirëmëngjes, dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë", shkruar Rama nê Facebook. /Telegrafi/