LAJMI I FUNDIT:

Zjarre të mëdha pyjore në Algjeri, gjejnë vdekjen katër persona

Zjarre të mëdha pyjore në Algjeri, gjejnë vdekjen katër persona

Katër persona kanë gjetur vdekjen dhe tre të tjerë janë lënduar të hënën në mbrëmje nga zjarret në zonat malore në lindje të kryeqytetit të Algjerisë, Algjer.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarrfikësit dhe helikopterët ende po përpiqeshin të frenonin disa zjarre që kërcënonin banorët në provincën Tizi Ouzou, rreth 100 km (62 milje) nga Algjeri.


Siç është bërë e ditur më tej, disa zjarre shpërthyen pranë shtëpive, duke i detyruar banorët të ikin.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet që tregojnë për gjendjen e krijuar nga zjarret. /Telegrafi/