Zjarr në QSUT, merr flakë magazina e neurologjisë
Mbrëmjen e djeshme, në spitalin e Neurologjisë në QSUT në Tiranë është konstatuar prani tymi në katin -1.
Sipas burimeve ky ambient përdorej si magazinë ku kishte dyshek e sende të tjera, por jo pajisje spitalore.
Situata u vu në kontroll brenda 10 minutash nga shërbimet zjarrfikëse, në mënyrë që të mos dilte jashtë kontrollit.
Nga veprimet paraprake dyshohet për një ngjarje aksidentale, por ekspertiza sot do të përcaktojë shkakun.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























