LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në një autoservis në Duhël të Suharekës, digjen disa vetura

Zjarr në një autoservis në Duhël të Suharekës, digjen disa vetura

Një autoservis është përfshirë nga zjarri këtë të shtunë në fshatin Duhël të Suharekës, ku si pasojë janë djegur disa vetura.

Ndërkaq, ndihmë mjekësore për shkak të tymit kanë kërkuar dy qytetarë dhe një zjarrfikës.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.


“Rreth orës 14:45, policia është njoftuar se një zjarr i madh është ndezur në afërsi të fshatit Duhël të Suharekës, në këtë rast zjarri ka përfshirë një autoservis, ku janë djegur disa vetura dhe demi material është i madh”, ka thënë Bytyqi.

Ai tutje ka njoftuar se Policia dhe zjarrfikësit janë munduar ta shuajnë zjarrin pasi ka rrezikuar të përfshijë edhe një pikë karburanti që ndodhet afër.

“Zjarrfikësve të Suharekës iu kanë dalë në ndihmë edhe ata nga Mamusha e Prizreni. Deri më tani nuk ka të lënduar vetëm dëme të medha materiale. Dy qytetarë dhe një zjarrfikës kanë kërkuar ndihmën e mjekut për shkak të tymit”, është shprehur Bytyqi.

E lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

Ai ka thënë se kanë pak zjarrfikës e shumë nevoja, ndaj iu ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që ta kenë parasysh këtë.

“Kemi pak zjarrfikës e shumë nevoja. Të gjitha institucioneve përkatëse lutje në emër të qytetarëve, ta keni parasysh”, ka shkruar Muharremaj.

Ai ka shtuar se ky rast në Duhël ishte me shumë rrezik, por “shpëtuam duke pasur vetëm dëme materiale”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori