Zjarr masiv në Los Angeles, 3 mijë hektarë digjen – 30 mijë banorë evakuohen

Një zjarr masiv po përhapet në disa pjesë të Los Angelosit. Skena dramatike po shpërndahen në rrjetet sociale, teksa njerëzit largohen nga shtëpitë e përfshira nga flakët dhe shtëllunga të mëdha tymi ngrihen në të gjithë qytetin.
Në të gjithë qytetin është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, nga ku është bërë e ditur se ekzistojnë tri vatra zjarresh, transmeton Telegrafi.
Zjarri në lagjen luksoze Pacific Palisades - shtëpia e shumë të famshëmve - është përhapur në më shumë se 3,000 hektarë Gjithashtu zjarri mbi Altadena, pranë Kanionit Eaton, po rritet
Pesëdhjetë hektarë po digjen në periferi të Sylmarit, ku është urdhëruar një evakuim i detyrueshëm pasi zjarrfikësit thanë se flakët po rriten me shpejtësi.
Zjarrfikësit në Kaliforni kanë paralajmëruar se ekziston një kërcënim i menjëhershëm për jetën në disa zona.
Të paktën 30,000 njerëzve u është thënë të evakuojnë shtëpitë e tyre dhe disa rrugë janë bllokuar nga kaosi i trafikut.
Videot tregojnë veturat e braktisura në mes të rrugëve, duke u shtyrë mënjanë nga buldozerët në mënyrë që zjarrfikësit të mund të hyjnë në zonë. /Telegrafi/
BREAKING: The iconic Reel Inn and Topanga Ranch Motel have burned down #PalisadesFire pic.twitter.com/hWWXxbkGa5
— Fiona Moriarty (@factswithfiona) January 8, 2025







































