Ekipet e urgjencës i janë përgjigjur tre alarmeve, për një zjarr që ka shpërthyer në një qendër tregtare në West Humboldt Park, Çikago.

Çikago 2


Besohet se disa njerëz janë bllokuar brenda ndërtesës, dhe deri më tani raportohet për një person të shpëtuar, kanë bërë të ditur në departamentin e zjarrfikësve të Çikagos, transmeton Telegrafi.

Çikago 3

Përveç ekipeve të zjarrfikësve, në vend të ngjarjes kanë dalë edhe autoambulancat, derisa nuk ka raportime për viktima apo të lënduar. /Telegrafi/