LAJMI I FUNDIT:

Ziyech flet për ofertat në drejtim të tij: Duhet të vijë një klub i mirë për ta lënë Ajaxin

Ziyech flet për ofertat në drejtim të tij: Duhet të vijë një klub i mirë për ta lënë Ajaxin
Hakim Ziyech. (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Hakim Ziyech është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion me Ajaxin.

Mesfushori maroken është ndër më meritorët që skuadra e tij është në mesin e katër ekipeve më të mira në Evropë si dhe po lufton për titullin e kampionit në Ereidivisie.

26-vjeçari falë formës së mirë që është duke kaluar, ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.


Bayern Munich, Borussia Dortmund, Arsenal, Chelsea dhe Roma janë ekipet që po e duan marokenin.

“Për mendimin tim jam duke kaluar sezonin më të mirë në karrierë deri më tani. Më pëlqen ta ndihmojë skuadrën dhe t’i arrijmë së bashku objektivat”, tha Ziyech.

Hakim Ziyech duke festuar golin e shënuar ndaj Real Madridit. (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Reprezentuesi i Marokut ka thënë se është herët për të folur për skuadrën e ardhshme, por pranon se në verë mund të ndërrojë kampionat.

“Gjithçka është e mundur deri në verë. Aktualisht jam i fokusuar që t’i arrijmë objektivat me Ajaxin”.

“Por për ta lënë Ajaxin duhet të vijë një klub i mirë dhe me një projekt serioz për të më bindur”, u shpreh Ziyech.

Mesfushori ofensivë këtë edicion ka zhvilluar 42 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 19 gola dhe ka asistuar në 20 të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

La Liga
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Kalo në kategori