Të tjera detaje dalin në dritë pas atentatit që u bë sot në mes të ditës biznesmenit Tefik Hyka në Tiranë, i cili mbeti i plagosur rëndë me një plumb në kokë dhe një plumb në gjoks.
Gazetarja Klodjana Lala e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ tha se dy autorët kishin menduar gjithçka para se të kryenin sulmin, ndërsa kishin si qëllim ta vrisnin biznesmenin, i cili kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Franca, ku jetonte prej kohësh me familjen.
Sipas gazetares Lala, duke u mbështetur tek pohimet e dëshmitarëve okularë dhe telefonatave në sallën operative, policia gaboi duke raportuar se biznesmeni kishte ndërruar jetë në momentin e sulmit, ndërkohë që ai ndodhej në gjendje të rëndë, transmeton ‘BalkanWeb’.
“Në momentin e parë kur mediat u njoftuan, rasti u njoftua si vrasje. Njoftimi i parë erdhi nga dëshmitarë okularë. Por edhe nga raportimi në sallën operative. Ai i mbijetojë atentatit. Ishte një ngjarje e rëndë, ishte një atentat i mirëorganizuar. Ai u qëllua në një lokal, nën shoqërinë e një femre. Dëshmitarët okularë flasin për dy persona që kanë qenë me skafandra, që e kanë qëlluar në kokë dhe gjoks dhe janë larguar. Tefiku është personazh i njohur, biznesmen i kalibrit të lartë. Para 20 e ca vitesh është përfolur për vrasjen e një personi, i njohur si kreu i ‘Bandës së Shijakut’ ku Tefik Hyka është dyshuar që ka pasur lidhje. Por ngjarja nuk u zbulua. Pas këtyre pati disa ngjarje të tjera, nga atentatet me tritol, apo dhe kërcënimet. Ndaj, Tefik Hyka jeton në dijeninë time në Francë me familjen. Ai është kthyer pak kohë më parë për çështje personale. Autorët kanë zhfrytëzuar periudhën e ‘lodhjes’ së punonjësve të policisë, pas procesit të zgjedhjeve në vend. Atij i është vrarë një bashkëpunëtor i tij para disa kohësh”, tha Lala.
“Drejtori i Policisë më ka pohuar se janë shoqëruar disa persona dhe mes tyre është edhe autori i dyshuar i krimit. Por policia është e rezervuar për këtë fakt. Ata kanë lëvizur me një motor dhe skafandër. Personi i krimit ka zbritur pak më larg zonës ku ndodhi ngjarja, atje dhe ku e kanë kapur. Por është ende herët për të dhënë detaje, pasi mund të bëhen edhe gabime”, pohoi ajo.
Po ashtu, Lala theksoi se lokali ku ndodhi ngjarja, shumë pranë stadiumit ‘Selman Stermasi’ nuk ishte i pajisur me kamera sigurie, por ka pasur një biznes tjetër përballë si dhe një bankë që gjenden aty pranë të cilat mendohet ta kenë filmuar atentatin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës