Zinedine Zidane ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Real Madridit ndaj Bayern Munichut.  

Real Madrid ka fituar ndeshjen e parë në Allianz Arena ndaj Bayern Munichut me rezultat të ngushtë 1-2.


Nesër (e martë) zhvillohet ndeshja kthyese në Santiago Bernabeu, ku Mbretërit do të kërkojnë kalimin në finalen e madhe të Kievit.

Edhe trajneri Zidane është optimist për një gjë të tillë, teksa thotë se skuadra e tij s'ka nevojë për ndryshime, por vetëm për përqendrim dhe vendosmëri sikurse në ndeshjen e parë.

franck ribery and lucas vazquez during the champions league semi final first leg match between bayern munich and real madrid on 25th april 2018 in 20180425223101 2488

"Kjo është një gjysmë-finale. Ne e dimë rëndësinë e kësaj loje dhe atë që kam thënë, do provojë ta përsëris", ka thënë fillimisht Zidane në konferencë për shtyp para ndeshjes.

"Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, por ne nuk duhet të ndryshojmë asgjë në atë që po bëjmë".

"Realit i nevojitet përqendrimi dhe vendosmëria në atë që duam të bëjmë dhe çfarë do të bëjmë".

"Ne nuk duhet të ndryshojmë shumë gjëra, e vetmja gjë është që ne jemi në gjysmëfinale dhe atë që kemi bërë në ndeshjen e parë ishte shumë e mirë", përfundoi Zidane.  /Telegrafi/

telegrafi sport app