LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Nuk më pëlqeu lëndimi i Neymarit, shpresoj të kthehet ndaj nesh  

Zidane: Nuk më pëlqeu lëndimi i Neymarit, shpresoj të kthehet ndaj nesh  

Zinedine Zidane ka folur për lëndimin e yllit të Paris Saint-Germain, Neymar, i cili lëshoi fushën në ndeshjen e Ligue 1 ndaj Marseilles.

Sulmuesi brazilian u lëndua në kyçin e këmbës gjatë fitores 3-0 të PSG-së ndaj Marseillet të dielën, duke e lënë atë në dyshim për ndeshjen kthyese ndaj Realit.

Por, Zidane shpreson se Neymar do të kthehet në veprim në kohë për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit duke shtuar se nuk i pëlqen kur lojtarët lëndohen.


Neymar lëndohet ndaj Marseilles, lë fushën duke qarë
Lexo po ashtu Neymar lëndohet ndaj Marseilles, lë fushën duke qarë

“Dua që Neymar të kthehet me kohë për lojën tonë”, iu ka thënë Zidane gazetarëve gjatë konferencës së tij për shtyp të hënën.

(Foto: Getty Images/Twitter)

“Unë kurrë nuk dua të shoh ndonjë lojtar të lënduar dhe shpresoj se ai do të kthehet në kohë për t’u përballur me ne dhe të shërohet nga lëndimi i tij”.

“Nuk më pëlqeu kur ai u dëmtua sepse e kam shikuar ndeshjen dhe shpresoj se nuk është shumë lëndim i madh”.

Emery: Testet e para kanë treguar se Neymar ka pësuar një ndrydhje, jam optimist se do të luajë ndaj Realit
Lexo po ashtu Emery: Testet e para kanë treguar se Neymar ka pësuar një ndrydhje, jam optimist se do të luajë ndaj Realit

“Nëse ai nuk luan atëherë do të jetë një lojtarë tjetër që është i motivuar dhe i përgatitur për të luajtur kundër nesh”, përfundoi trajneri i Realit.

Ndryshe, ndeshja kthyese në Parc des Princes në mes të PSG-së dhe Realit zhvillohet me datë 6 mars. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori