Real Madrid ka fituar me rezultat e 3-1 ndaj Leganes në ndeshjen e mbetur me Lucas Vazquez dhe Marco Asensio që kishin një paraqitje shumë të mirë.

Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale u pushuan nga trajneri, por dyshja spanjolle bëri që të mos vërehet mungesa e tyre dhe për këtë ka folur edhe Zinedine Zidane.


"Mendoj se të dy kanë qenë shumë të rëndësishëm për mua. Jam i lumtur për Lucas pasi e meriton, ka luftuar për këtë”.

real madrid marco asensio lucas vazquez 31 1504162921 Dyshja e Realit

"Ai kishte një ndeshje të madhe, sikurse edhe Asensio dhe të gjithë të tjerët”.

"Më pëlqeu edhe [Mateo] Kovacic gjithashtu, një lojtar që nuk ka luajtur së fundmi shpesh, por zhvillo një ndeshje fenomenale”, ka thënë Zidane.

skysports zidane real madrid zinedine zidane 4215251 Zidane

Zidane  foli edhe për Gareth Bale që u la në bankë, duke thënë se është i kënaqur me progresin e tij.

Po ashtu trajneri francez shtoi se skuadra po ka më shumë besim dhe për këtë është i lumtur. /Telegrafi/   

telegrafi sport app