Zinedine Zidane bëri befasi duke e vendosur Rodrygon si mesfushor në miqësoren e parë të Real Madridit gjatë verës, me brazilianin që është vendosur në pozitën e Luka Modric.

Megjithatë, nuk ishte befasi për të gjithë, pasi Zidane e ka vendosur brazilianin në pozicionin edhe gjatë seancave stërvitore në Montreal.


Nuk ka qenë një përshtatje e lehtë për adoleshentin, por ai ka luajtur mirë kundër Bayern Munich.

15637286874159

Ai fitoi katër topa – që nuk është keq për 45 minuta dhe dha 15 pasim duke humbur vetëm një.

Ai fitoi edhe katër goditje dënimi  dhe i kreu tri prej tij. Por statistika e jashtëzakonshme e natës ishte se ai e shënoi gol njërën prej tyre, në portën e Sven Ulreich.

"Ai (trajneri) më ka kërkuar të luaj më shumë brenda. Unë jam më shumë i mësuar për të lëvizur nëpër krahët, por trajneri dëshiron që unë ta bëj këtë”.

"Është një pozicion ku jam i kënaqur dhe më pëlqen", ka treguar Rodrygo për dëshirën e Zidane.

Rodrygo ishte një nga pikat më të ndritshme të ndeshjes ndaj Bayern Munich dhe Real Madridi mund ta ketë gjetur një  lojtar që do ta ndihmojë në sezonin 2019/20. /Telegrafi/

telegrafi sport app