Ky është momenti i tmerrshëm kur një zhytëse kishte frikë se do të hahej nga një peshkaqen.

Jem Berroya notoi larg peshkaqenit dhe në një moment vuri re krijesën e detit që i afrohej nga pas në Cebu, Filipine, transmeton Telegrafi.


Pamjet e regjistruara nën ujë tregojnë notuesen që notonte përpara se peshkaqeni gjigant, me gojën hapur, të përplasej me të.

Goja e krijesës së detit mbeti e hapur ndërsa u përplas me të disa herë.

Duke ndjerë peshkaqenin që i preku krahun, ajo menjëherë u largua, e tmerruar se mund ta hante.

"Isha shumë e frikësuar. Mendova se donte të më hante krahun", tha Berroya.

Ky lloj peshkaqeni njihet për natyrën e tyre të butë pavarësisht nofullave të tyre të mëdha. /Telegrafi/

&