LAJMI I FUNDIT:

Zhvillohen të gjitha ndeshjet e Superligës, kryendeshja në Gjilan

Zhvillohen të gjitha ndeshjet e Superligës, kryendeshja në Gjilan

Elita e futbollit kosovar është drejt fundit të saj, teksa kanë mbetur edhe tri xhiro për tu zhvilluar.

Këto tri xhirot e fundit, të gjitha takimet e Superligës do të zhvillohen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar.

Padyshim që ndeshja më interesante e ditës së sotme zhvillohet në Gjilan, ku përballë do të jenë dy konkurentët për titullin e kampionit, Drita dhe Ballkani.


Si vendasit ashtu edhe mysafirët futen në këtë takim vetëm për tri pikët, pasi vetëm fitorja eventuale i mbanë ende në garë për titullin e kampionit.

Ndeshje e zjarrtë pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, ku lideri aktual Prishtina pret Feronikelin.

Edhe në këtë takim pikët janë shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi kryeqytetasit po luftojnë për titullin e kampionit derisa ‘Industrialistët’ për t’iu shmangur rënies.

Përballje jetike do ta ketë Trepça ’89, e cila nuk di për fitore që pesë xhiro dhe përballja ndaj Gjilanit në “Riza Lushta”, do të jetë një duel me presion të lartë për mitrovicasit, pasi në rast rezultati tjetër përveç fitores rrezikon shumë rënien në Ligën e Parë.

Ndërsa skuadra e Ismet Munishit, edhe në këtë ndeshje do të jetë pa presion, pasi është në pozitë komode dhe nuk rrezikon asgjë.

Ndeshje shumë interesante dhe direkte për mbijetesë zhvillohet edhe ajo mes Arbërisë dhe Drenicës në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku të dyja skuadrat po kërkojnë shpëtimin.

Në Podujevë skuadra e rënë edhe zyrtarisht nga elita, Besa, do të mundohet të krijoj befasinë e radhës, tani ndaj Llapit, e cila është në finale të Kupës së Kosovës, por që në Superligë ende nuk e ka krijuar komoditetin e mbetjes në elitë.

Llapi kërkon vetëm tri pikët e qetësisë, derisa Besa ka për qëllim të shkaktojë befasinë e radhës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

La Liga
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Kalo në kategori