Vizitorët e huaj, qofshin poetë, tregtarë, aventurierë a turistë, gjithmonë kanë mbetur të habitur dhe magjepsur nga bukuria e natyrës shqiptare. Maleve, gjelbërimit, lumenjve, shkëmbinjve, relievit e sidomos detit. Shpesh përjetojmë krenari sa herë që vendin tonë e shohim në top-listat e mediave ose institucioneve ndërkombëtare. “10 vendet që duhet të vizitoni patjetër në Europë!”, “Harta europiane e Trashëgimisë Kulturore” apo “5 vende të mrekullueshme europiane që ende nuk i keni vizituar”, janë titujt ku Shqipëria përfshihet thuajse çdo herë. Prej këtij viti, Shqipëria merr pjesë edhe në një hartë tjetër, në hartën e destinacioneve turistike të gjigandit të hotelerisë “Accor Group”.
Accor do të zhvillojë një hotel të markës “MGallery”- Butique çka do të sjellë dinamizëm të ri në Green Coast Resort & Residences dhe pritet të jetë një destinacion i ri ndërkombëtar ku mund të “preket” kultura, arti, historia dhe ku do të përjetohen eksperienca mbresëlënëse. Banorët, të ftuarit, turistët dhe vizitorët e Green Coast do të kenë mundësinë të shijojnë shërbimet e hotelit duke nisur që nga dhomat me pamje piktoreske të detit dhe akses të menjëhershëm për ata që duan të zhyten në dallgët e bregut vetëm një hap larg.
Krahas shërbimeve që banorët marrin aktualisht në Green Coast, ata do të mund të prekin edhe shërbimet e ofruara nga një hotel elegant i kësaj kategorie premium me standarde globale. Sot banorët rezidentë dhe vizitorët e Green Coast, gëzojnë shërbimet e bareve, beach-bareve, e restoranteve të shumta përgjatë shëtitores. Supermarketi, yougurteria, tobaco-shop janë gjithashtu ndër njësitë më të frekuentuara për nevoja përditshmërie gjatë jetesës në resort. Sipas kërkesave të banorëve, farmacia dhe dy ATM janë të aksesueshme gjithashtu në Lungomare. Për çdo nevojë shëndetësore, qendra publike e kujdesit shëndetësor është vetëm pak minuta larg. Recepsioni i resortit është në dispozicion të banorëve 24 orë.
Për ata që shtëpinë e tyre në resort e përdorin për fundjava, stafi i përhershëm mbështetës, mund të kujdeset në çdo kohë për vilat nga brenda dhe jashtë, si në gjelbërim ashtu edhe pastrim e mirëmbajtje. Mirëpo të gjithë tani do të kenë një arsye më shumë për të qenë më shpesh në Green Coast, për shkak të hotelit dhe shërbimeve të shtuara të tij. Prej inaugurimit të resortit, qendra sportive sky-sports ka ofruar adrenalinë përmes sporteve të ajrit dhe ujit që janë gjithnjë eksperiencë e veçantë e mbahet mend gjatë. Relaksi në SPA dhe masazhet buzë detit nuk kanë të krahasuar për cilësinë e çlodhjes kurdoherë në Green Coast. Të tilla shërbime do të shtohen edhe me hapjen e hotelit.
Restoranti “à la carte” do të jetë ndër elementët më joshës të hotelit, po ashtu edhe bari buzë pishinës. Salloni ekzekutiv do të mirëpresë tryeza të niveleve të larta të bisedimeve për projekte biznesi, partneriteti, apo organizata e grupime që kërkojnë privatësi dhe shërbimin e një stafi të standardeve më të mira. Klubi VIP do të jetë gjithashtu i rezervuar për personalitete dhe personazhe të njohur të cilët në MGallery – boutique hotel në Green Coast, do të gjenden të rrethuar nga përkujdesja e kërkuar. Hoteli do të hapë dyert për organizime të ndryshme institucionale ose korporative duke ofruar salla konferencash, dhe kapacitet pritës për të organizuar evente të niveleve të larta dhe standardeve të certifikuara njësoj si kudo tjetër në Europë.
Sigurisht që hoteli do të ofrojë për pushuesit hapësira të dedikuara në pishina dhe në zonën e plazhit privat. Cilido që do të vizitojë hotelin do të mbajë mend gjatë ekselencën e një kulinarie te rafinuar, çlodhjen, rehatinë, por dhe argëtimin. Në hotel nuk do të mungojë një hapësirë e dedikuar për sallën sportive dhe SPA, me masazhe dhe trajtime estetike sipas dëshirës.
Shqipëria është vizituar nga mbi 8 milion turistë gjatë dy viteve të fundit dhe vendi po tregon kërkesë të lartë për cilësi dhe shërbime premium akomodimi. Zhvillimi i hotelit do të kontribuojë në zgjatjen e sezonit të pushimeve në Green Coast, dhe duke qenë i hapur gjithë vitin, banorët do të kenë akses të përhershëm tek shërbimet e tij. Zona e Palasës do të ketë frekuentim më të lartë dhe vlera e shtëpive në Green Coast Resort & Residences, do të rritet edhe më shumë duke e kthyer çdo pronar në një investitor të zgjuar.
Të gjitha shërbimet e mësipërme që hoteli do të ofrojë së shpejti, do të jenë të prekshme veçanërisht prej banorëve të Green Coast Resort & Residences. Të cilët tanimë do të kenë një pikë referimi në resort. Të gjitha njësitë e shërbimit në Lungomaren e Green Coast, do të mirëpresin përgjatë gjithë vitit vizitorët e shtuar në numra dhe kombësi që do të presë hoteli. Krijimi i këtij habitati shërbimesh, mikpritjeje pushimi, argëtimi dhe socializimi, është thuajse unik në Shqipëri. Ai ka nisur t’i shfaqë efektet e para pozitive në zhvillimin e qëndrueshëm turistik, në ekonominë dhe vitalitetin e zonës lokale përreth si dhe në nivelin e standardin e imazhit të turizmit shqiptar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën