Një person raportohet se është zhdukur në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.


Ai gjithashtu tha gjatë veprimeve të para hetimore, vetura e personit është gjetur në afërsi të pendës së fshatit Livoq.

"Me datën 27.11.2025, rreth orës 10:05, kemi pranuar informacion nga familjarët se një person mashkull kosovar, i lindur në vitin 1993, ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij", ka theksuar ai.

Tutje, ai shtoi se Njësitë policore relevante, së bashku me ekipet e Zjarrfikësve dhe të Emergjencës, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave dhe gjetjen e personit.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rasti “Person i zhdukur”. /Telegrafi/