Policia e Kosovës ka pranuar dy raportime të ndara për zhdukjen e dy grave në komunën e Fushë Kosovës.

Në të dy rastet, ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se viktimat, janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe nuk janë kthyer më.


Rastet janë raportuar në orët e paradites dhe pasdites, konkretisht në orën 10:30 dhe 14:00.

Njësitë relevante të Policisë janë angazhuar dhe kanë nisur hetimet për gjetjen e tyre. /Telegrafi/