Zhbogar dhe Jazbec prezantuan projektet e BE-së në Tetovë në kuadër të fushatës ”BE-ja për ju” (Video)
Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, priti në takim ambasadoin e BE-së, Samuel Zhogar, dhe atë të Sllovenisë, Milan Jazbec, njofton Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, kryetarja Arifi falënderoi BE-në për projekte të financuara dhe posaçërisht për projektin për menaxhimin me ujërat e zeza.
”Sot pritëm ambasadorët e BE-së dhe atë Slloven. Biseduam për sa i përket programeve dhe bashkëpunimit që kemi. Dëshiroj t’i falenderoj për përkrahjen e vazhdueshme nëpërmjet programeve zhvillimore të BE-së që fillon me programin IPA, që fillon me investimin e stacionit të filtrimit të ujit. Orientimi ynë proevropian do të vazhdojë edhe në të ardhmen, du ke qënë jo vetëm miq, por edhe bashkëpunëtorë në të ardhmen. E falënderoj ambsadorin slloven për sa u përket programeve zhvillimore dhe bilaterale. Sllovenia ka qenë dhe mbetet vend mik i vendit tonë dhe përkrahës i zhvillimit të qytetit tonë”, deklaroi Arifi.
Ambasadori Zhbogar tha se vizitat i japin pasqyrim dhe perspektivë për çështjet me rëndësi të komunave.
”Sot në Tetovë jam në kuadër të projektit ‘BE-ja për ju’. Mendoj se nuk ekziston mënyrë më e mirë që një diplomat për ta kryer mandatin e tij. Këto vizita më japin perspektivë më të mirë për çështjet e rëndësishme me të cilat ballafaqohen qytetarët.
Ne si diplomatë në Shkup merremi me çështje politike të mëdha, shpeshherë dramatike, të cilat mbizotërohen nga emocionet. Kur shkojmë në komuna takohemi me qytetarë, pa marrë parasysh origjina e tyre etnike, gjërat met ë cilat ata preokupohen janë ato të punës, ajri i pastër, uji i pastër, pastrimi i ujrave të pastra, që kanë rëndësi për standardet e jetës së njerëzve. Ne si BE angazhohemi dhe bashkëpunojmë me komunat për realizimin e projekteve të këtilla dhe unë me padurim pres bashkëpunim të ardhshëm me komunat tuaja”, deklaroi Samuel Zhbogar.
Edhe ambasadori slloven, Jazbec u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me komunën e Tetovës dhe kryetaren Teuta Arifi.
”Jam i kënaqur të jem këtu si ambasdor i Sllovenisë në Maqedoni. E kam filluar mandatin së bashku me Zhbogarin në të njëjtën kohë dhe e njohim njëri-tjetrin që më parë. është përvojë e mirë që të jem ambasador, por paraqet edhe përgjegjësi të madhe. është hera e dytë në Tetovë dhe kemi komunikim të mirë me komunën e Tetovës dhe kryetaren Teuta Arifi. Herën e parë me zonjën Arifi jemi takuar në nëntor dhe që të dy jemi të interesuar për libra, pasi që jemi profesorë. Diplomacia ka fushë të gjërë aktivitetesh. Shpresoj që herën tejtër të vij në Tetovë për të promovuar librin tim. Shprsoj se do të kemi aktivitete të rëndësishme në të ardhmen”, tha mes tjerash ambasadori slloven, Milan Jazbec./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht