LAJMI I FUNDIT:

Zgjerohet skandali në Fondin Pensional, 14 mijë qytetarëve nuk u janë paguar kontributet

Zgjerohet skandali në Fondin Pensional, 14 mijë qytetarëve nuk u janë paguar kontributet

Rrritet numri i qytetarëve që nuk u janë transferuar paratë nga Fondi Pensional drejt shtyllës së dytë MAPAS.

Nga vlerësimet e para numri kishte prekur dikur rreth 12.000 qytetarë, mirëpo pas vlerësimeve të fundit ky numër ka arritur rreth 14.000 persona.

Për të dëmshpërblyer, shteti nga Buxheti ka transferuar rreth 18 milionë euro në fondet private pensionale.


Skandalin fillimisht e kishte zbuluar ministrja Mila Carovska dhe kishte ngritur padi penale kundër kryerësve të panjohur në Fondin Pensionë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mirëpo më pas paditë ishin hedhur poshtë nga Prokuroria. Vlerësimet e Ministrisë ishin se bëhet fjalë për rreth 12 mijë qytetarë, të cilët shteti duhet ti rimbursojë me gjithsej 19 milionë euro.

Nga shtylla e dytë e Fondit Pensional (MAPAS) kanë njoftuar se numri ka të bëjë me vlerësimet e para ndërsa i gjithë procesi do të përfundojë në shtator kur edhe do të merren vesh numrat e saktë të të prekurve.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori