LAJMI I FUNDIT:

Zgjerimin e luftimeve në Lindjen e Mesme, presidenti rus e konsideron si katastrofë për tërë botën

Zgjerimin e luftimeve në Lindjen e Mesme, presidenti rus e konsideron si katastrofë për tërë botën

Zgjerimin e luftës në Lindjen e Mesme, Vladimir Putin e ka konsideruar si katastrofë për tërë botën, gjatë një takimi që ka pasur me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Presidenti rus tha se ‘konfliktet ushtarake në shkallë të gjerë’ do të ishin një katastrofë jo vetëm për rajonin, Lindjen e Mesme por për tërë botën, duke çuar në fluks të ri refugjatësh në Evropë dhe rajone të tjera, transmeton Telegrafi.

Kjo gjithashtu do të shkaktonte “dëme të mëdha në ekonominë globale”, tha ai.


Vërejtjet e tij erdhën gjatë bisedimeve me kancelaren Merkel në Moskë, për të diskutuar tensionet në rritje në Lindjen e Mesme dhe çështje të tjera.

“Mirë që dihet se kush është përgjegjës dhe mbanë përgjegjësi për atë çfarë ka ndodhur, për momentin do të përpiqemi t’i ndihmojmë njerëzit e prekur nga kjo tragjedi”, ka thënë Merkel, lidhur me rrëzimin e aeroplanit ukrainas nga forcat iraniane.

Liderët diskutuan edhe për konfliktin në Libinë, e shkatërruar nga lufta. Putin tha se ai mbështet propozimin e Gjermanisë, për një konferencë për zgjidhjen e krizës libiane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori