LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit, vetëm një komunë ka më pak votues sesa në zgjedhjet e 14 shkurtit

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit, vetëm një komunë ka më pak votues sesa në zgjedhjet e 14 shkurtit

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit pothuajse në të gjitha komunat do të ketë shtim të numrit të votuesve, krahasuar me zgjedhjet paraprake. Prishtina, Prizreni dhe Ferizaj kanë shtimin më të madh të votuesve.

Me 17 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale.

Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote rreth 1.9 milionë qytetarë, apo 90 mijë më shumë se në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në shkurt të viti.


Nga të dhënat e publikuara nga KQZ, nëse krahasohen votuesit me të drejtë vote në bazë të komunave, vetëm Juniku do të ketë më pak votues se që kishte në zgjedhjet parlamentare.

Në të gjitha komunat tjera do të ketë më shumë votues të regjistruar në listën e votuesve.

Në Komunën e Prishtinës,  në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të ketë mbi 10 mijë votues më shumë, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Komuna tjetër që do të ketë shtim të madh të votuesve është Prizreni. 7 mijë e 400 votues më shumë në këtë komunë do të kenë drejt vote në krahasim me zgjedhjet paraprake.

Ferizaji është komuna e tretë që do të ketë shtim të votuesve të rinj në krahasim me zgjedhjet e shkurtit të këtij viti. 7 mijë e 300 votues më shumë në këtë komunë do të jenë në listën e votuesve.

Mamusha është komuna që më së paku do të ketë shtim të votuesve në krahasim me zgjedhjet paraprake (9 votues më shumë në listë).

Derisa Juniku është e vetmja komunë që në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të ketë më pak votues se në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në Junik 581 votues më pak do të kenë drejtë vote në krahasim me zgjedhjet e kaluara që u mbajtën në shkurt të këtij viti.

Kujtojmë në këto zgjedhje listës së votuesve në Kosovë i janë shtuar edhe një numër i madh i votuesve që më 14 shkurt ishin regjistruar për votim nga diaspora.

KQZ ka njoftuar se edhe në këto zgjedhe ata që kanë aplikuar suksesshëm për regjistrim nga diaspora, emrat e tyre nuk do të figurojnë në listat zgjedhore në Kosovë.

Një problem i madh në shumë palë zgjedhje ka të bëjë edhe me emrat e personave të vdekur që vazhdojnë në figurojnë në listat zgjedhore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori