LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, më 15 tetor?!

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, më 15 tetor?!

15 tetori i këtij viti është data kur është propozuar të mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoni, ndërsa do të vazhdohet edhe mandati i kryetarëve aktual të komunave. Sipas TV24 Ky është përfundimi që doli nga koordinimi i parë mes kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe përfaqësuesve të partive politike, në përjashtim të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Partitë u morën vesh se prioritet i jashtëzakonshëm për Republikën e Maqedonisë është arritja e marrëveshjes për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor me të cilin mbajtja e zgjedhjeve lokale do të parashihet në gjysmën e parë të muajit tetor, kurse mandati i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve të vazhdohet deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këshillave dhe kryetarëve të komunave”, njoftuan nga Kuvendi.

Ndërkohë në një kumtesë të përbashkët të kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesve të partive politike, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH, mes tjerash theksuan se në bazë të Kushtetutës kryetari Talat Xhaferin duhet ta njoftojnë për formimin e grupeve parlamentare dhe se është arritur pajtueshmëri që në afat sa më të shkurtër të formohen trupat punuese që do të punojnë në ndryshimet e Kodit Zgjedhor./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori