LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale, Kurti kërkon prezencën e vëzhguesve të BE-së në komunat e veriut

Zgjedhjet lokale, Kurti kërkon prezencën e vëzhguesve të BE-së në komunat e veriut

Për të diskutuar për procesin zgjedhor me rastin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandl.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Mandl, i cili njëherësh është eurodeputet austriak dhe themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, u shpreh i lumtur që do të qëndrojë në Republikën e Kosovës edhe me përgjegjësinë e Shefit të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve.

Ai u njoftua rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve të kaluara parlamentare në Kosovë, organizimi i të cilave sikurse ato lokale të muajit të ardhshëm do të bëhet në situatë pandemie.


Kryeministri Kurti tha se zgjedhjet e kaluara parlamentare, përveçse ishin të lira, demokratike dhe fer, ishin shembull i organizimit në kuptimin e përgatitjeve të tyre dhe disiplinës organizative për zbatimin e masave kundër pandemisë COVID-19.

“Megjithëkëtë, duke pas parasysh përvojat në zgjedhjet paraprake dhe mësimet që duhet të nxjerrim nga ato, kryeministri Kurti e vlerësoi të rëndësishëm praninë e misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve. Kjo prani është sidomos e rëndësishme në komunat e banuara me shumicë lokale serbe, me theks në ato në veri të vendit, ku siç ka evidentuar edhe raporti i ekspertëve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e 14 shkurtit, banorët lokalë dhe përfaqësuesit e subjekteve tjera lokale serbe, përveç Listës Serbe, janë ndjerë të frikësuar për shkak të presion dhe intimidimit që kanë përjetuar në zgjedhjet e kaluara”, thuhet në njoftim.

Në takim ishin edhe dy përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi dhe Alim Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori