Zgjedhjet e Turqisë, mes mizorisë dhe kthimit të shpresës

Nga: Ece Temelkuran / The Guardian (titulli origjinal: Turkey’s choice could not be starker: more cruelty under Erdoğan, or the return of justice and hope)
Përkthimi: Telegrafi.com
Këtë fundjavë, vendi im do të zgjedh. Nëse koalicioni i pangjashëm i unitetit i partive opozitare e mund Goliatin, që është presidenti Recep Tayyip Erdoğan, Turqia do të jetë në gjendje të shqyejë këmishën e të çmendurit të cilën prej vitesh e mban të veshur. Megjithatë, nëse regjimi fiton, do të mbajmë zi për një vend që dikur ka qenë, që ka mundur të jetë.
Kjo është një përplasje mes forcave të autokracisë dhe demokracisë, midis mizorisë dhe moralit thelbësor. Ekziston një shans real që Erdoğani të humbasë, sepse gjashtë parti opozitare kanë formuar një koalicion të bashkuar të udhëhequr nga sekularisti Kemal Kılıçdaroğlu. Që nga protestat e mëdha antiqeveritare të parkut Gezi në vitin 2013, populli i Turqisë nuk i ka lënë mënjanë konfliktet e përjetshme të tyre, si kjo, për ta zaptuar pallatin e Erdoğanit – i cili në mënyrë efektive drejton gjithçka, që nga ekonomia e deri te gjyqësori.
Partia-shtet që ai ka ndërtuar, nën flamurin e Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), jo vetëm që ka minuar të gjithë mekanizmat demokratikë në Turqi, por gjithashtu ka krijuar një model të qytetarit që beson në nënshtrimin ndaj regjimit – milionat që e shohin veten në imazhin e Erdoğanit. Edhe tash ekziston një problem social i njerëzve të zakonshëm, që veprojnë dhunshëm kundër mjekëve – një grup shoqëror që shpeshherë portretizohet si antiqeveritar. Mjekët, nga ana e tyre, me mijëra janë larguar nga Turqia, ashtu si akademikët, inxhinierët dhe njerëzit mirë të arsimuar, të cilët ndihen të pasigurt në një vend të përcaktuar gjithnjë e më shumë nga kombinimi i fesë konservatore dhe politikës bandite. Në këtë të diel, një autobus i opozitës – në Erzurumin e drejtuar nga AKP-ja, në Turqinë lindore – u qëllua me gurë gjatë një mitingu. Muajin e kaluar, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, i denigroi vetë zgjedhjet duke i krahasuar ato me një përpjekje për “grusht shteti”. Ndërkohë, lista e njerëzve – prej studentëve universitarë që kërkojnë liri akademike e deri te partitë opozitare – që Erdoğani i quan “terroristë”, nga dita në ditë po rritet.
Koalicioni antiqeveritar bashkon një gamë të gjerë akterësh politikë, nga ultra-nacionalistët te socialdemokratët, ndërsa ka fituar mbështetje nga komuniteti kurd dhe nga socialistët. Ata të gjithë e dinë se nëse humbasin, shumë prej tyre do të përfundojnë në burgjet masive të Erdoğanit – si Selahattin Demirtaş, lideri politik kurd i cili ishte kandidat për presidencë në zgjedhjet e mëparshme, përpara se të përfundonte në burg pas asaj që në fakt ishte një gjyq i rremë.
Kılıçdaroğlu, lideri kryesor i opozitës dhe i mbiquajtur Gandi i politikës turke – si dhe aleatët e tij – në çdo tubim masiv vazhdojnë të bëjnë, me duart e veta, formën e zemrës. Duket gjë e lezetshme, por do të thotë shumë. Kaq shumë njerëz janë të rraskapitur dhe shohin vlerë në këtë gjest të thjeshtë. “Fati i vendit dhe i partisë janë një dhe i njëjti”, ka thënë shpeshherë Erdoğan, duke e cilësuar gjysmën e kombit si armik të brendshëm. Ka një arsye pse ai është i frikësuar: aleanca opozitare është zotuar të ndryshojë pjesën më të madhe të trashëgimisë së tij, kryesisht duke propozuar një zhvendosje drejt një sistemit politik parlamentar – dhe jo presidencial.
Megjithatë, rezultati nuk është përfundim i paracaktuar. Makina e propagandës së Erdoğanit është e pamëshirshme; sulmi në Erzurum shpejt u shndërrua në provokim kundër partisë së tij. Pas 20 vjetëve si politikani më dominues i Turqisë, ai mund të llogarisë në një gamë të gjerë të mbështetjes, falë rrjetit të parave politike – që shtrihet në të gjithë vendin – për të ushqyer mbështetësit e tij, përmes frikës që ngulit te shumë turq për të gjitha gjërat e huaja, si dhe mjeshtërisë për shfrytëzimin e ndjeshmërisë fetare. Kulti i personalitetit të Erdoğanit ende e magjeps bazën e vet.
Por, ai mirë e di mirë se humbja elektorale mund të bëjë që ai dhe rrethi i tij i ngushtë të përfundojnë në gjykatë, si brenda dhe madje edhe ndërkombëtarisht – duke i pasur parasysh krimet e supozuara të luftës së Turqisë në Siri. Ai është një tigër i kapur për bishti; rreziqet janë tepër të larta. Kjo është arsyeja pse Kılıçdaroğlu i ka paralajmëruar mbështetësit e vet që të mos dalin në rrugë për të festuar në natën e zgjedhjeve, kjo për shkak të sigurisë s[ tyre. Megjithatë, Kılıçdaroğlu këmbëngul: “Nuk do të kërkojmë hakmarrje, por sigurisht që do t’i ndëshkojmë fajtorët”.
Problemi është se, si në çdo regjim autokratik, janë të shumtë akterët që ia hapën Erdoğanit rrugën drejt sulltanatit. Po afrohet një moment i së vërtetës për Turqinë. Pyetja është e thjeshtë: jo Erdoğan apo opozitë, por frikë apo shpresë? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame