LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e Kosovës në sytë e politikës në Shqipëri

Zgjedhjet e Kosovës në sytë e politikës në Shqipëri

Analistët politikë në Shqipëri ndajnë mendime të ndryshme sa i përket procesit zgjedhor në Kosovë dhe ndikimit të tyre në Shqipëri.

Andi Bejtja thotë se rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë mund të ketë njëfarë ndikimi edhe në Shqipëri.

“Është mirë që forcat e reja të fitojnë në Kosovë në mënyrë që ti japin fund njëlloj tranzicioni të së vjetrës dhe në këtë mënyrë të ndikojnë edhe në Shqipëri. Do të ishte mirë që të kemi lider që të ndikojnë sa më pak për keq në Shqipëri dhe anasjelltas. Në këto vite partneritetet e liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë në shumë raste ka qenë i dëmshëm dhe i rrezikshëm. Pra liderët sa më pak ndërhyrje që bëjnë te njëri tjetri, aq më mirë është”, deklaroi Andi Bejtja për RTV Dukagjinin.


Në anën tjetër njohësi i çështjeve politike Ben Andoni thotë se Shqipëria është jashtëzakonisht indiferente në lidhje me zgjedhjet në Kosovë, përcjell Telegrafi.

“Shqipëria është jashtëzakonisht indiferente në lidhje me zgjedhjet në Kosovë pasi peizazhi politik i Kosovës nuk luan asnjë rol në politikën në Shqipëri…Kalimi i kohëve po tregon një ftohje të mëtejshme të raporteve mes Shqipërisë dhe Kosovës edhe për shkak të raporteve që kanë personalitetet e Kosovës me Kryeministrin aktual të Shqipërisë dhe po ashtu me Presidentin aktual të Shqipërisë”, deklaroi Ben Andoni.

Projekti i Mini-Schengenit Ballkanik ka qenë ndër temat që ka përplasur vazhdimisht krerët e Kosovës me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori