Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar sot certifikimin e partive politike dhe kandidatëve për zgjedhjet e 6 tetorit.

Sot KQZ certifikoi grupin e dytë të partive politike dhe kandidatëve. Në listën përfundimtare të subjekteve politike që janë certifikuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, janë 20 parti politike dhe 4 koalicione.


Koalicioni NISMA-AKR-PD është certifikuar së bashku me 110 kandidatë për deputetë. Koalicioni SLOBODA është certifikuar me 8 kandidatë. Ndërkaq AAK-PSD Koalicioni 100% Kosovë është certifikuar po ashtu me 110 kandidatët për deputetë, përcjell Telegrafi.

70031850 3030140233878852 5274634235112587264 n

Koalicioni VAKAT është certifikuar me 55 kandidatë. Ndërkaq nga partitë politike, Lëvizja Vetëvendosje është certifikuar me 110 kandidatë, partia Fjala me 51, Kosova Demokratik Turk Partisi me 30, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës me 27, Iniciativa e re Demokratike e Kosovës me 24, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës 50 kandidatë, Samostalna Liberalna Stranka 1, Gradanska Inicijativa Gore 6, Nova Demokratska Stranka 59 kandidatë, Partia e Ashkalinjëve për Integrim 38 kandidatë, Partia Liberale Egjiptiane 48, Partija Kosovskih SRBA me 12 kandidatë, Jedinstvena Goranska Partija me 13, Pokret Za Gora 6 kandidatë, Srpska Lista me 17 kandidatë, Stranka Demokratske Akcije 9 kandidatë, Kosovaki Nevi Romani Partia 8 kandidatë.

Me 45 kandidatë për deputetë është certifikuar edhe Partia Euroatlantike e Kosovës e themeluar nga Milaim Zeka. Me nga 110 kandidatë janë certifikuar edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në zgjedhjet e 6 tetorit përveç 20 partive dhe 4 koalicioneve dhe 1070 kandidatëve për deputetë do të garojë edhe Esmir Kasi si kandidat i pavarur.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare për vitin 2019 do t'i kushtojnë KQZ-së rreth 6 milionë euro. /Telegrafi/