Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka hedhur poshtë pretendimet e Partisë Demokratike dhe të kryetarit të saj, Sali Berisha, sa i përket mosregjistrimit të atyre që nuk kanë një pasaportë shqiptare për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Gjatë fjalës së tij në nisje të sesionit të ri parlamentar, Balla kërkoi bashkëpunimin e opozitës për të shtyrë me dhjetë ditë afatin e dorëzimit të listave me kandidatë për deputetë.
“Së pari ky parlament e ka për detyrim që ta miratojë gatishmërinë e qeverisë për të mbuluar shërbimin postar për të sjellë votën e Diasporës në Shqipëri. Ndaj mos e kushtëzoni votën me asgjë. Detyrimi i dytë që ka ky parlament është që t’i japim motrave dhe vëllezërve tanë kohë që ta spostojmë afatin e regjistrimit të kandidatëve të paktën edhe me dhjetë ditë të tjera, në mënyrë që t’i lëmë kohë KQZ-së që të pranojë kandidatët, të miratojë fletën e votimit, ta nisë fletën e votimit me postë dhe t’i japim kohë që fleta e votimit të vijë në Shqipëri më 11 maj, ora 19:00.”
Sipas Ballës, është shumë e rëndësishme që Diaspora të ndjekë hapat që janë dhënë nga KQZ-ja.
“Mjaftojnë vetëm dy dokumente për t’u regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit. Dokumenti i parë që duhet është një dokument identifikimi, kartë ID ose pasaportë biometrike edhe nëse është e skaduar, dhe këtu kemi dakordësuar së bashku dhe shumë mirë kemi bërë, sepse edhe e skaduar mund të aplikosh.
Gabimet më të shpeshta që bëjnë qytetarët tanë kur aplikojnë është që një dokument japin për adresën dhe kur plotësojnë aplikimin vendosin një adresë tjetër. Të dashur bashkatdhetar është shumë e rëndësishme që të përputhet adresa në të njëjtin dokument që keni paraqitur me adresën që vendosni për t’u regjistruar.”
Sipas informacionit që nxjerr KQZ-ja, tha drejtuesi i socialistëve për diasporën, ky rezulton një prej gabimeve më të mëdha.
Duke replikuar me përfaqësuesit e opozitës, Balla shtoi se shqiptarët “nuk duhet të gënjehen nga një person që ju ka gënjyer prej 30 vitesh që ju thotë që do regjistroheni si qytetar shqiptar me dokument identifikimi të një vendi tjetër. Nuk e bënë asnjë vend këtë, nuk bëhet dot, sepse është e paligjshme. Minimalisht është duke ju gënjyer për t’ju shkuar vota dëm.”
Më tej Balla sqaroj se çdo qytetar shqiptar me banim jashtë Shqipërisë, që kontratën e qirasë e ka në emër të kryefamiljarit mjafton që bashkangjitur me këtë të vendos dhe certifikatën familjare dhe kështu plotësohet dokumenti që ky qytetar jeton në këtë zonë dhe në këtë adresë.
Ju jeni kundër votës të diasporës dhe këtë ne e kemi ditur prej kaq vitesh, akuzoi Balla, ndërsa tani doni të bllokoni dy element thelbësor.
“Nëse jeni kundër dy detyrimeve të sipërpërmendura ju nuk e doni votën e diasporës. Por duhet që këtë ta bëjmë dhe çdo gjë tjetër është alibi dhe mashtrim”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës