Vazhdojnë mosmarrëveshjet midis mazhorancës dhe opozitës për gjetjen e një emri konsensual për presidentin e ri të Shqipërisë.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha sot se është detyrim i opozitës që të mos bojkotojë procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri dhe shtoi se mazhoranca nuk i ka 71 votat që duhen për zgjedhjen e presidentit.
Në një komunikim me gazetarët par mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Alibeaj u shpreh se duhet krijuar një kulturë e re politike në vend që bazohet tek morali.
“Është detyrim i opozitës të mos shmangej nga procesi i zgjedhjes së Presidentit, të mos bojkotonte. Është një sfidë që duhet t’i shkojmë përballë. Mazhoranca kurrë nuk i ka 71 vota, me çfarë i ka? Me tre mandate të Tom Doshit? Me dy mandate të Aqif Rakipit? Apo me të tjerë që i ke pas qelisë? Të krijojmë një kulturë të re dhe të futemi në të me moral. Ne u ofruam me një dokument me ca rregulla të thjeshta. Sapo emrat që ishim thjesht propozime fillestare dolën, ditën tjetër PS u tërhoq, Rama u tërhoq”, tha Alibeaj.
Në anën tjetër, deklaratës së Alibeajt i është kundërpërgjigjur Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist, Taulant Balla.
Në një komunikim me gazetarët në kyesinë e Kuvendit, Balla tha se mazhoranca i ka numrat e duhur për të zgjedhur Kreun e ri të Shtetit.
“Ne dëgjuam emrat e opozitës. Kemi rënë dakord që në dy raunde të propozojnë vetëm ata, me shpresën që PD do të ushtrojë të drejtën e saj. Ditët e mbetura të përdoren me përgjegjësi. Pjesëmarrja në proces është përgjegjësi kushtetuese, asnjë nga palët nuk po merr pjesë për respekt të palës tjetër. PS ka numrat dhe momenti i votimit të Presidentit do të doja të zgjidhej me më shumë se 84 vota, të mos shkojë dëm gjithë kjo përpjekje për konsensus, por ne do ta ushtrojmë të drejtën tonë për të propozuar dhe deputetët do ta votojnë. Shprehja me votë është shprehja më kuptimplotë e demokracisë”, tha Balla.
Ai ka shtuar se PS jo vetëm që e ka legjitimitetin dhe votat për të zgjedhur presidentin por do të punoj për të siguruar më shumë se 71 vota që duhen për zgjedhjen e presidentin në raundin e katërt.
Kushtetuta përcakton se një kandidat për president propozohet me firmat e 20 deputetëve.
Në raundin e tretë, Kushtetuta përcakton se kreu i shtetit zgjidhet me shumicë të cilësuar, 84 vota.
Në raundin e katërt dhe të pestë, presidenti zgjidhet me shumicë të thjesht, me 71 vota. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidentja Siljanovska i priti në takim ekipet fituese të “NASA Space Apps Challenge 2024”

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame