LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e duhur: Një kujdestare për fëmijën

Zgjedhja e duhur: Një kujdestare për fëmijën

Dashuria dhe përkujdesja që i jepni fëmijës suaj është e pazëvendësueshme. Por ekziston edhe mundësia që të ketë një person të tretë për t’u marrë me kujdesin e tij për periudhën që ju jeni të detyruar të mungoni

Para se të vendosni për të punësuar dikë, ju duhet të konsideroni:

⦁ nevojat e fëmijës
⦁ nevojat tuaja
⦁ periudhën për të cilën fëmija juaj do te ketë kontakt me këtë person


Pasi të keni përcaktuar këto, atëherë do të jeni të gatshëm të prisni kandidatet!

Si të bëni zgjedhjen e duhur

Zgjedhja e këtij personi është shumë e rëndësishme. Duhet së pari që ky njeri t’ju rrezatojë besim. Filloni kërkimin duke pyetur miqtë tuaj dhe mjedisin tuaj familjar. Mirë do të jetë që ky person të ketë fëmijët e tij apo të jetë marrë me fëmijë në jetën e tij profesionale.

Më e rëndësishmja nga të gjitha është që personi i cili do të kujdeset për fëmijën tuaj, të dashurojë punën që bën, të ketë përvojën përkatëse dhe aftësi komunikimi.

Është e nevojshme që çdo personi që do të punësohet t’i nënshtrohet testeve për tuberkuloz apo sëmundje të tjera ngjitëse, për të siguruar shëndetin e fëmijës tuaj. Pediatri juaj do t’ju këshillojë se çfarë duhet të bëni.

Momenti i intervistës

⦁ Së pari, i lejoni këtij personi të luajë me fëmijën tuaj dhe ndiqni në mënyrë diskrete sesi ata shkojnë me njëri tjetrin.

⦁ Pyesni me mirësjellje pse është i interesuar për pozicionin. I duhet puna urgjentisht pavarësisht subjektit? A i do fëmijët dhe e kupton se kjo është një punë që kërkon durim, kohë dhe përgjegjësi?

⦁ Pyesni çfarë kualifikimesh ka. Nuk është e nevojshme të ketë një diplomë në pedagogji ose kujdestare për foshnjat, por duhet të dijë të flasë mirë gjuhën amtarë, të këtë shkathtësinë për të motivuar fëmijën që të zhvillojë aftësitë verbale, të ketë përvojë me fëmijë dhe të dijë se si të merret me ta.

⦁ Pyesni sesi do të trajtonte një situatë të veçantë dhe në qoftëse ka ndjekur kurs të ndihmës së parë. Nëse jo, në qoftëse dëshiron të ndjekë.

⦁ Shikoni si ushqen dhe ndërron fëmijën tuaj.

Pas intervistës së kandidates dhe pasi ajo largohet nga shtëpia, është koha e duhur për t’i bërë disa pyetje dhe vetes tuaj:

⦁ Ai ishte e përpiktë për orarin e intervistës? Nëse nuk mbërriti në kohë, ndoshta mund të supozoni se mund të vonohet përsëri.

⦁ Pamja ishte e përshtatshme? Nëse nuk ishte në procesin e intervistës, atëherë logjikisht kur të punësohet mund të kujdeset edhe më pak. Kjo ndoshta pasqyrohet dhe në kujdesin e përditshëm të fëmijës suaj që mund mos të jetë i plotë.

⦁ Si një individ dhe personalitet ju frymëzoi me besimin? Keni komunikimin e duhur?

⦁ Fëmija juaj çfarë mendimi krijoi? Si u soll me të? Ai dukej të kishte durim dhe mirëkuptim për fëmijën tuaj?

Pasi keni krijuar një përshtypje pozitive nga intervista dhe keni edhe rekomandime të mira, mbetet ende një hap përpara se të vendosni për të bërë një bashkëpunim të vazhdueshëm.

Veprimi tjetër është të thërrisni përsëri personin në shtëpi për një seancë testimi. Ia vlen të merrni një ditë pushimi nga puna në mënyrë që ju të jeni të pranishëm dhe të vëzhgoni sesi ajo vepron.

Gjithashtu shpjegoni disa gjëra themelore si zakonet e përditshme të fëmijës dhe punët të cilat janë të domosdoshme. I jepni mundësinë personit të njihet me fëmijën tuaj dhe me hapësirat e shtëpisë.

Të keni ndër mënd se fëmija juaj ndoshta do të ndihet më rehat kur ju nuk do të jeni pranë. Prandaj, lërini ata për pak kohë vetëm gjatë ditës. Por për sa kohë që ju jeni pranë, t’i keni sytë hapur.

Së fundi, ndiqni instinktin tuaj. Nëse diçka ju tregon se ky person nuk është i duhuri për fëmijën tuaj, atëherë mund të jetë më mirë të kërkoni përsëri.

Të jeni absolutisht e qartë duke shprehur sesi dëshironi që dikush të kujdeset për fëmijën tuaj. Shpjegoni se:

⦁ Nuk është e drejtë të rrahë/ godasë apo të shtrëngojë fëmijën.
⦁ Në asnjë rast nuk duhet të lerë fëmijën të pashoqëruar.
⦁ Dhe së fundi, sa shpesh ju dëshironi që ajo të monitorojë fëmijën ndërsa fëmija ndodhet në gjumë.

Ardhja e dados në shtëpi

Kur më në fund do të seleksiononi personin e përshtatshëm, vjen dita e parë që do të lini vetëm fëmijën tuaj me të. Çfarë duhet të bëni:

⦁ Jepuni atyre kohë për të luajtur vetëm para se ju të ikni.

⦁ Përsërisni edhe një herë pritshmëritë tuaja në lidhje me kujdesin e fëmijës tuaj (kur, si ta vejë në gjumë, aktivitete dhe lojëra, higjienën, oraret e ngrënies.)

⦁ Për ta bërë më të lehtë dhe me efikase kujdesin ndaj fëmijës tuaj dhe të jeni të sigurt gjatë orarit që do të mungoni, mos harroni të përmendni se ku do të jeni, kur do të ktheheni dhe në çfarë mënyre mund të lidhet me ju. Gjithashtu këmbëngulni t’ju kontaktoj në çdo rast.

⦁ Së fundi, lini një listë me telefonat e emergjencës (zjarri, policia, qendra e kontrollit të helmimit, spital aty pranë, taksi) dhe të dhënat personale (numrin fiks dhe celularin, adresën, librin e shëndetit të fëmijës).

Si mund të ndihmoni fëmijën tuaj të përshtatet me rrethanat e reja

Ashtu si në jetën e përditshme të fëmijës suaj ndodhin ndryshime, sigurohuni të bisedoni me të për to. Ndoshta do të ndihmonte t’i lexonit një libër apo histori që do të tregonte këtë tranzicion.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla të rëndësishme që të përshtatet me situatën e re sa më lehtë!

⦁ Në ditën e parë programoni të kaloni pak kohë për të qëndruar me fëmijën tuaj dhe personin që do të kujdeset për të, për aq kohë sa duhet. Kur është koha për të ikur, sigurohuni që fëmija juaj kalon mirë.

⦁ I thoni fëmijës tuaj që po largoheni dhe se do të ktheheni sa më shpejt që të jetë e mundur. Mos iknin fshehurazi pa e kuptuar ai. Mund të jetë një moment i vështirë ai i ndarjes për ju dhe më shumë për fëmijën tuaj, por kështu ai kupton tranzicionin më mirë dhe është më pak i shqetësuar.

⦁ Krijoni një rutinë rreth temës së largimit tuaj dhe gjatë kthimin tuaj. Thoni dhe bëni të njëjtat gjëra çdo ditë para se të largoheni dhe jepni vëmendjen e duhur kur ju ktheheni.

⦁ Nëse ndodh diçka e papritur, thërrisni personin që kujdeset për fëmijën tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori