Zëvendëskryeministrat Limaj dhe Gashi kërkojnë nga KEDS-i rishikimin e kontratave me qytetarët për faljen e pronësisë

Zëvendëskryeministrat, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, në takim me drejtorin e KEDS-it, George Karagutoff, kanë biseduar për një lëshim që ka hasur Qeveria në përmbajtjen e kontratave, të cilat u janë lëshuar nga ky institucion qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, bëhet fjalë për kontratat e bartjes së pronësisë së tokës nga qytetari te KEDS-i, në rastet e instalimit të trafove në pronat private të qytetarëve.
“KEDS-i ka të drejtë ta shfrytëzojë tokën private, në të cilën e instalon trafon, ose ta blejë atë, mirëpo në kontratat që pashë, në njërën prej tyre, toka falet. Me siguri, ky ishte një lëshim dhe dua ta besoj këtë”, ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi.
Me këtë rast, përfaqësuesi i Korporatës Energjetike të Kosovës është pajtuar ta përmirësojnë këtë lëshim që është bërë nga ta.
Limaj ia ka bërë me dije drejtorit Karagutoff se kjo qeveri e ka prioritet mbështetjen e bizneseve të vendit, andaj po i ndërmarrin masat e duhura lehtësuese për këtë kategori.
“Me këtë rast, dëshirojmë të shprehim interesim qeveritar edhe për politikat e kompanisë suaj në raport me investimet në parqet publike. Parku industrial në Suharekë dhe parqet e tjera kanë vështirësi në furnizim me energji elektrike”, ka thënë Limaj.
Limaj dhe Gashi apeluan te qytetarët e Republikës që kanë marrëveshje kontraktuale me KEDS-in, ditët e ardhshme, ta vizitojnë këtë kompani dhe t’i rishikojnë kontratat e tyre, për ta rregulluar lëshimin me pronësinë e tokave të tyre në raport me KEDS-in. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës