LAJMI I FUNDIT:

Urim Zenelaj vazhdon kontratën me Ponte Prizrenin

Urim Zenelaj vazhdon kontratën me Ponte Prizrenin

Qendra Urim Zenelaj do të vazhdojë të luajë për skuadrën e basketbollit Ponte Prizreni.

Zenelaj të premten ka vazhduar kontratën me skuadrën prizrenase.

Ponte e ka vlerësuar Zenelajn si zyrtarizimin më spektakolar të afatit kalimtar.


Zenelaj në edicionin e kaluar ka luajtur për Ponten me mesatare prej 13 pikëve e 11 kërcimeve.

“Pas shumë ofertave që kam pasur, vendosa të jam pjesë e projektit të Ponte Prizrenit. Organizimi, korrektësia ndaj lojtarëve nuk më lejuan të mendoj dy herë për të vazhduar me Ponte Prizrenin”, ka thënë Zenelaj, që llogaritet prej lojtareve kryesorë në vend të pozitës qendër.

Me Zenelajn, Ponte ka kompletuar skuadrën për edicionin e ri.