LAJMI I FUNDIT:

​Zemaj: S’ka masa të reja shtrënguese, gastronomët t’i respektojnë rregullat antiCOVID-19

​Zemaj: S’ka masa të reja shtrënguese, gastronomët t’i respektojnë rregullat antiCOVID-19

Gastronomia është njëri prej sektorëve më të goditur si pasojë e mbylljes gjatë pandemisë me Coronavirus.

E derisa nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës mohojnë se nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se kjo ka qenë pikërisht edhe arsyeja e mbylljes e disa prej tyre.

“Disa prej lokaleve të gastronomisë që nuk kanë respektuar masat antiCOVID-19, kanë marrë gjoba nga inspektorati sanitar dhe ka pasur edhe mbyllje të tyre. Nëse respektojmë masat dhe kemi disiplinë, nuk ka nevojë për masa të tjera. Ai që mban dasma dhe grumbullon 200-300 vetë dhe nuk i respekton masat antiCOVID-19, ai do të mbyllet, por ne nuk do t’i mbyllim të gjithë gastronomët”, tha Zemaj në Kanal 10.


Gastronomët i reagojnë Zemajt: Të ndalohet urgjentisht shkatërrimi i bizneseve
Lexo po ashtu Gastronomët i reagojnë Zemajt: Të ndalohet urgjentisht shkatërrimi i bizneseve

Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, tha se nga sot kanë nisur një fushatë vetëdijesimi, në mënyrë që të mos shkelen rregullat dhe të vijë deri te një mbyllje e re eventuale.

“Është e vërtetë që janë shkelur masat, por po luftojmë që të mos ndodhë kjo. Ndaj çdo shkelje individuale le të merren masa ndaj bizneseve dhe jo në përgjithësi”, u shpreh ai.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë duke përcjellë numrin e rasteve të reja me coronavirus dhe se do të ketë edhe katër aparatura shtesë për teste, gjë e cila do të ndihmojë në ngritjen e numrit të personave të testuar gjatë ditës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori