LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: MSH dhe institucionet tjera po i japin përgjigje adekuate gjendjes së krijuar nga pandemia

Zemaj: MSH dhe institucionet tjera po i japin përgjigje adekuate gjendjes së krijuar nga pandemia

Ministri i Drejtësisë, Armend Zemaj ka takuar sot ambasadoren holandeze, Gerrie Willems, me të cilët ka biseduar për gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19.

Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se MSH-ja dhe autoritetet tjera po bëjnë punë të mirë dhe po i japin përgjigjen adekuate gjendjes së krijuar nga pandemia.

Lexoni të plotë postimin e Zemajt:


“Me ambasadoren holandeze, shkëlqesinë e saj, Gerrie Willems, biseduam rreth gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe mbështetjes që Holanda në vazhdimësi po i ofron vendit tonë.

Ishte vlerësim i përbashkët se Ministria e Shëndetësisë dhe autoritetet tona po bëjnë punë të mirë dhe po i japin përgjigjen adekuate gjendjes së krijuar nga pandemia.

Kohë më parë Holanda ka dhuruar donacion me materiale mjekësore në QKUK-në në Prishtinë.

Ndihma të tilla pritet të ofrohen në të ardhmen. Jemi shumë mirënjohës dhe falënderues për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe mbështetjen që po na jep ky shtet mik”. /Telegrafi/