LAJMI I FUNDIT:

Zemaj dhe ambasadori turk biseduan për COVID-19 dhe bashkëpunimin në shëndetësi

Zemaj dhe ambasadori turk biseduan për COVID-19 dhe bashkëpunimin në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar me të cilin biseduan për bashkëpunimin në
shëndetësi midis dy shteteve.

“Zemaj falënderoi ambasadorin Sakar për kontributin e dhënë nga Turqia për Kosovën në angazhimet për një përgjigje sa më adekuate ndaj pandemisë COVID-19. Ambasadori Çağrı Sakar ka theksuar se pandemia COVID-19 ka sfiduar të gjitha shtetet dhe në këtë kontekst, solidariteti mes popujve dhe bashkëpunimi ka rëndësi të jashtëzakonshme. Ai tha se për popullatën është me shumë rëndësi që të zbatohen masat e ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimet e dhëna nga ekspertët mjekësor”, thuhet në njoftim.

Zemaj tha se Kosova ka rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me COVID-19, ndërsa bashkëpunimi me partnerët strategjik ka rëndësi të madhe për të këmbyer eksperiencat, por dhe për të ofruar ndihmën e njëri- tjetrit.


“Në fillim të pandemisë, Republika e Turqisë ka ndihmuar Kosovën me një kontigjent të madh ndihmash kryesisht në pajisje mbrojtëse profesionale, shtretër e aparaturë, ndërsa ditë më parë kë ndihmuar edhe në hapjen e maternitetit të ri në Kujdesin Parësor Shëndetësor të Komunës së Istogut”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori