Zelensky u bën thirrje kompanive të softuerit që të ndalojnë punën në Rusi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje kompanive të softuerit që të ndalojnë mbështetjen e produkteve të saj në Rusi.
Zelensky u kërkoi Microsoftit, Oraclet dhe SAP-it të ndalojnë mbështetjen e kontratave dhe produkteve të saj ekzistuese në Rusi.
Microsoft ka ndaluar pranimin e klientëve të rinj në Rusi, por Zelensky thotë se lëvizjet si kjo janë gjysmë masa dhe e prezantoi si një vendim bardhezi.
“Tani nuk mund të ketë vendime gjysmë - gjysmë! Ka vetëm bardhezi, të mirë apo të keqe! Ju ose jeni për paqen ose mbështesni agresorin gjakatar rus për të vrarë fëmijë dhe gra ukrainase. Microsoft, Oracle, SAP, ndaloni mbështetjen e produkteve tuaja në Rusi, ndaloni luftën!”, ka shkruar presidenti në Twitter.
Ndryshe, Microsoft, SAP dhe Oracle nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment. /Telegrafi/



















































