LAJMI I FUNDIT:

Zelensky paralajmëron rusët se “mund të mbesin pa asnjë anije” nëse sulmet në portet e Ukrainës nuk ndalen

Zelensky paralajmëron rusët se “mund të mbesin pa asnjë anije” nëse sulmet në portet e Ukrainës nuk ndalen

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar rusët se mund të mbesin pa asnjë anije nëse forcat e Moskës vazhdojnë të sulmojnë portet ukrainase.

Duke folur për mediat e Amerikës Latine në një konferencë shtypi të dielën, Zelensky tha se “ne nuk kemi aq shumë armë, por nëse ata vazhdojnë të qëllojnë, ata mund të mbeten pa anije deri në fund të luftës”, raportoi gazeta argjentinase La Nacion, përcjell Telegrafi.


“Dhe kjo është ajo që ne duam t’u tregojmë atyre”, tha ai. “Ukraina patjetër do t’i përgjigjet çdo sulmi ndaj popullatës civile dhe korridoreve të grurit”.

"Ngrirja e luftës" në Ukrainë mund të ketë pasoja të rënda, paralajmëron këshilltari i Zelenskyt
Lexo po ashtu "Ngrirja e luftës" në Ukrainë mund të ketë pasoja të rënda, paralajmëron këshilltari i Zelenskyt

Deklaratat e Zelenskyt vijnë pasi dronët ukrainas goditën një cisternë nafte ruse dhe një anije luftarake ditët e fundit.

“Nëse Rusia vazhdon të dominojë Detin e Zi dhe ta bllokojë atë me raketa, atëherë Ukraina do të bëjë të njëjtën gjë, e cila është një mbrojtje e drejtë e kapaciteteve të Ukrainës”, shtoi ai.

Ndryshe, Kombet e Bashkuara kanë dënuar sulmet e fundit të Rusisë ndaj depozitave të grurit në Ukrainë.

Vendimi i Moskës për t’u tërhequr nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi dhe sulmet e saj të përsëritura në portet dhe infrastrukturën e Ukrainës “po shkaktojnë dëme të pakapërcyeshme në sektorin bujqësor në Ukrainë dhe mund të theksojnë më tej urinë për njerëzit më të varfër në botë”, ka thënë Denise Brown, një koordinatore humanitare e OKB-së për Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Huliganët në Beograd rrahën për vdekje vëllain e zëvendës-presidentit të Qeverisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës

Huliganët në Beograd rrahën për vdekje vëllain e zëvendës-presidentit të Qeverisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës

Serbia
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Ligjvënësi amerikan, Tajvanit: Armët po vijnë

Ligjvënësi amerikan, Tajvanit: Armët po vijnë

Botë
Shtetet baltike bashkohen me Norvegjinë, Finlandën dhe Poloninë për të ndërtuar

Shtetet baltike bashkohen me Norvegjinë, Finlandën dhe Poloninë për të ndërtuar "murin kundër dronëve të Rusisë"

Botë
Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Botë
Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Botë
Kalo në kategori