Zëdhënësi i LDK-së: Nuk shkojmë në zgjedhje sipas qejfit të Albinit

Besian Mustafa, zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Sipas Mustafës, vendimi për zgjedhje nuk mund të përdoret si mjet për të favorizuar interesat e një partie.
Ai theksoi se nuk duhet të ndodhë që një parti të detyrojë Albulenën të ushtrojë detyrën e Presidentes për të emëruar kryeprokurorin, drejtorin e AKI-së apo për të caktuar datën e zgjedhjeve.
"Vendi nuk duhet të shkoj në zgjedhje veq pse një parti po don ta bëjë Albulenën ushtruese të detyrës së Presidentes që ta emërojë kryeprokurorin, drejtorin e AKI-së, datën e zgjedhjeve sipas qefit të Albinit, etj", ka shkruar Mustafa.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur debati politik në vend mbetet i tensionuar dhe zgjedhjet e parakohshme janë diskutuar gjerësisht si opsion për të zgjidhur ngërçin politik. /Telegrafi/




















































