LAJMI I FUNDIT:

Zbutet ritmi i rritjes së çmimeve në Shqipëri, inflacioni ulet në 3.4 për qind në janar

Zbutet ritmi i rritjes së çmimeve në Shqipëri, inflacioni ulet në 3.4 për qind në janar
Foto: Ilustrim

Ritmet e rritjes së çmimeve në Shqipëri u zbutën në janar, teksa inflacioni shënoi 3.4 për qind, rezultati më i ulët që nga nëntori 2021.

Nga një nivel i ulët përgjatë dekadës së kaluar, inflacioni nisi të rritej nga kërkesa e lartë pas pandemisë në gjysmën e dytë të vitit 2021, teksa u intensifikua më tej pas luftës në Ukrainë.

Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT, një vit më parë ky ndryshim ishte 7,2%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2024, krahasuar me Dhjetor 2023 është 0,5%.


Rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,91 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,37 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,18 pikë përqindje secili, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,01 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,27 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Janar 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,3%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 5,0%,. Grupi “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,4%, “Veshje dhe këpucë” me 3,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3 %. Gjithashtu “Shërbimi arsimor” u rrit me 2,2%, “Shëndeti” me 1,6% dhe “Komunikimi” me 0,3%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 4,3 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 16,4%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 8,8%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 5,5%, “mish” me 4,3%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,7%, “peshk” me 2,3%, etj.

Krahasuar me muajin Dhjetor 2023, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,3%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,7%, “Shëndeti” me 0,3%, “Veshje dhe këpucë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,4%. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori