Nëse jeni adhurues i vërtetë i kinemasë, atëherë përgatituni për një eksperiencë që do t'ju lë pa frymë!

Cineplexx, sjell për herë të parë teknologjinë revolucionare IMAX dhe në kuadër të kësaj risie ka nisur fushatë kreative "Shiko & Fito". Me këtë ofertë unike, nga 22 prill deri më 31 maj, çdo vizitor i IMAX ka mundësinë të bëhet pjesë e lojës shpërblyese ku për 4 filma të parë, i 5-ti është falas!


Si funksionon?

-Merr kartelën "Shiko & Fito": Bleni kartelën në arkat e Cineplexx.

-Mbledh vulat e filmave: Për çdo film që shikoni në IMAX, merret një vulë.

-Fito një biletë falas: Pasi të keni mbledhur 4 vula, fitoni biletën falas për filmin e 5-të!

Bileta falas mund të përdoret për çdo shfaqje IMAX gjatë muajit qershor.

Mos e humbisni këtë mundësi  për të përjetuar filma në formatin më të madh dhe më të avancuar teknologjikisht sic është IMAX.

Çfarë është IMAX dhe pse duhet ta përjetoni?

IMAX nuk është thjesht një kinema – është një përvojë kinematografike që të përfshinë plotësisht në çdo skenë. Me ekran ultra të madh që shtrihet nga një cep në tjetrin e sallës, sistem të avancuar të zërit që vjen nga të gjitha anët, dhe pamje të jashtëzakonshme me rezolucion të lartë, IMAX të vendos në zemër të aksionit dhe emocioneve.

Teknologjia IMAX përdor kamera dhe projektorë special për të sjellë çdo detaj më afër realitetit – nga shpërthimet spektakolare deri te emocionet më të thella në fytyrën e aktorëve.

Çfarë do të shohësh në IMAX gjatë muajit Prill–Maj?

Përgatitu për një repertor të mbushur me aksion, triller dhe aventura të mëdha në ekranin gjigant

SINNERS: Një thriller horror i vendosur në vitet 1930 në Mississippi, me forca të mbinatyrshme.

THUNDERBOLTS: Një ekip anti-heronjsh nga Marvel Studios në një mision të rrezikshëm.

FINAL DESTINATION: BLOODLINE: Kapitulli i ri i sagës së njohur horror.

MISSION: IMPOSSIBLE: Tom Cruise rikthehet me një mision të ri të mbushur me aksion.

Gjatë muajit Maj, Cineplexx do të zbulojë një surprizë të madhe që do të çojë përvojën tuaj në IMAX në një nivel të ri.

Përjetoni këto filma në Cineplexx, Albi Mall – aty ku çdo detaj merr jetë dhe çdo moment kthehet në magji kinematografike.

Për më shumë informacione, vizitoni Cineplexx në Instagram dhe bëhuni pjesë e kësaj aventure spektakolare!