LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet varrezë e re masive në Mostar, dyshohet se në të mund të jenë 100 trupa

Zbulohet varrezë e re masive në Mostar, dyshohet se në të mund të jenë 100 trupa

Instituti për persona të pagjetur filloi kërkimin në liqenin pranë minierës Vihoviq në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, pasi dyshohet se ekziston një varrezë masive e të vrarëve në luftën e vitit 1993.

“Jemi duke kontrolluar liqenin në minierën e Vihoviqit, zhytësit tashmë janë zhytur dhe jemi duke i pritur”, tha për Bljesak.info, Emza Fazliq, zëdhënëse e Instituti për Persona të Zhdukur të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke shtuar se në terren kanë dalë ekipet e zhytjes, alpinizmit dhe agjencia shtetërore për hetim dhe mbrojtje, transmeton Telegrafi.

“Zhvarrimi ende nuk është duke u zhvilluar. Kemi informacione të besueshme nga disa burime se në këtë liqen ka një varrezë masive prej 80 deri në 100 persona, dhe prandaj ajo që po bëjmë janë hetime dhe kontrolle paraprake”, shtoi Fazliq.


“Po bëjmë kërkimin e parë për të parë nëse do t’i gjejmë ato viktima që kemi informacione se janë atje dhe që janë vrarë në Mostar në vitin 1993. Pra, bëhet fjalë për banorët e Mostarit në numrin më të madh të rasteve”, tha ndër tjera ajo.

Dyshohet se gropa e Vihoviqit është një nga vendet ku janë varrosur pjesëtarët e korpusit të 4-të të Ushtrisë së BeH-së, të zhdukur në vitin 1993. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Bosnja
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Evropa
Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Evropa
Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Evropa
Kalo në kategori