Anija luftarake ruse, Aleksandar Shabalin, është zbuluar duke u fshehur pranë brigjeve të Danimarkës.

Anija ishte ankoruar në ujërat ndërkombëtare, rreth 12 kilometra larg ishullit Langeland, ndërsa kishte fikur pajisjet e identifikimit të automjeteve (AIS).


Ky veprim ndodhi në kohën kur u regjistruan aktivitete të dyshimta dronësh mbi disa aeroporte daneze.

Aleksandar Shabalin është pjesë e flotës ruse të Baltikut dhe ka bazën në Kaliningrad, raportojnë mediat.

Kjo anije është ndërtuar në vitin 1985 dhe është e pajisur me raketa kundërajrore dhe topa, si dhe mundëson transportin e 10 tankeve dhe 340 ushtarëve.

Në vitet e fundit, Rusia e ka përdorur shpesh për transportin e trupave dhe pajisjeve në bazën e saj në Tartus, Siri.

Danimarka ka ngritur shqetësime për mundësinë që dronët të jenë lëshuar nga anije tregtare ruse që kalojnë ngushticën Oresund, duke përdorur si mbulim aktivitetet tregtare për operacione spiunazhi.

Megjithatë, autoritetet daneze ende nuk kanë prova të mjaftueshme për të ndërmarrë veprime ligjore ndaj këtyre anijeve. /Telegrafi/