Sot është bërë përurimi i shtatoreve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci, në Drenas, ku morën pjesë shumë personalitete të njohura nga vendi dhe rajoni.
Zbulimin e shtatores së heronjve Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci e kanë bërë fëmijët e heronjve dhe luftëtarëve të UÇK-së.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ku tha se sot është një ditë e veçantë për kombin dhe Kosovën.
Thaçi tha se pikërisht sot i ka bashku lufta, përpjekjet dhe heroizmi i dy heronjve Xhevë dhe Fehmi Lladrovci.
“Sot është një ditë e veçantë për Kosovën dhe kombin shqiptarë. Në këtë vend, na ka bashkuar lufta, përpjekjet, heroizmi i Xhevës dhe Fehmiut”, tha presidenti i vendit.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli gjatë përurimit të shtatoreve të heronjve Xhevë e Fehmi Lladroci ka thënë se ata nuk kanë vdekur, por kanë sjellë lirinë e çmueshme.
“Drenicë, Drenas, urime shtatoret e heronjve të kombit. Gjatë gjithë rrugës më shumë se 20 herë Xheva dhe Fehmia na kanë pyetur ‘A mund të arrijmë në Drenicë që të luftojmë për Kosovë?’. Ata arritën, por ata nuk kanë vdekur. Ata nuk kanë lënë fëmijë, por na lanë lirinë e çmueshme”, ka thënë Veseli.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se “Jemi populli që në rrugën për liri e kemi përvojën më të gjatë, ndoshta i takojmë popujve të botës që rrugën e vet deri në liri e kanë më të gjatë të mundshme, mbi mijëra vjet. Por traditën për ta kultivuar lirinë, vlerat e lirisë dhe mundësinë, e kemi për të parën herë në Kosovë”.
“Kushdo që ka pasur nderin t’i njohë sado shkurt, e dinë se kush ishin Fehmi e Xhevë Lladrovci. Përulemi me respekt para kësaj vepre kaq të mirë dhe të qëlluar të kultivimit të vlerave të lirisë dhe përjetësimit në shtatore të heronjve tanë”, tha kryeministri Haradinaj.
Ndërsa, kryetari i i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se kanë realizuar një nga detyrat më të rëndësishme për personalitetin e dy heronjve.
Lladrovci po ashtu tha se shumë shpejt do të vendosin edhe shtatoren e Jasharëve për kontributin e dhënën në vitin 1992.
“Rruga e tyre deri në këtë shesh zgjati 20 vite, që ishin vite të rënda dhe plot mall. Që nga mësuesi i parë i Fehës, Fazli Grajqevci dhe gjithë shokët e luftës të armatosur Ademi, Hamza etj, janë kontribuuesit për lirinë tonë. Për heronjtë Bedri Shala dhe Rasim Kicina do të vendosim shtatoret e tyre në këtë shesh. 200 metra është nga këtu në udhëkryqin mbi hekurudhë, në vitin 1992 u kry aksioni i parë i UÇK-së, dhe mu aty do të vendosim shtatoren e Jasharëve. Jemi në udhëkryqin e historisë”, ka thënë Lladrovci.
Ndryshe, në këtë përurim të pranishëm ishin edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri Ramush Haradinaj, kryekuvendari Kadri Veseli si dhe shumë zyrtarë tjerë shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Mosmarrëveshje në trafik, policia arreston të dyshuarin që goditi me veturë dhe sulmoi fizikisht një qytetar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-5-1-780x439-1-380x233.jpg)
Mosmarrëveshje në trafik, policia arreston të dyshuarin që goditi me veturë dhe sulmoi fizikisht një qytetar
![Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-380x233.jpg)
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja
![LSDM: Vendi ka krizë ekonomike, qeveria e Mickoskit e paaftë në menaxhim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/LSDM-380x233.png)
LSDM: Vendi ka krizë ekonomike, qeveria e Mickoskit e paaftë në menaxhim
![Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-mk-vrasje-780x439.png)
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë
![Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GjxorEpWwAAf_Kj-780x439.jpg)
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë
![Një person në Prishtinë sulmohet me mjete të forta nga ish-dhëndëri tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Policia-e-Kosoves-1-1-780x439.jpg)
Një person në Prishtinë sulmohet me mjete të forta nga ish-dhëndëri tij
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara